“Marifeti” i Rames per largimin e te vjeterve!
Truku i Edi Rames me listen e kandidateve eshte me fantastiku i ketyre zgjedhjeve.
Ne listen e mbyllur, qe eshte “prone” e tij, do te futen ata qe do rikandidohen dhe qe kane vetem nje mandat, si dhe te rinjte qe garojne per here te pare. Ketu nuk ka asnje negociate, futen vetem ata qe do Rama.
Te tjeret duhet te hidhen ne det e te mbledhin votat e tyre.
Kjo do te prodhoje dy gjera:
- Te vjetrit qe, per shkak te historise se tyre, ishin te sigurte ne lista, te shtrojne kurrizin dhe te punojne per vetem dhe per partine!
- Shume prej tyre do te mbeten jashte parlamentit, se ne fund s’do fitojme dot te gjithe. Ne kete menyre ai largon te vjetrit pa sherre e qejfmbetje dhe rinovon pjesen me te madhe te grupit parlamentar.
Ke merine, jepi hakun: Kjo eshte strategji politike perfekte.
Perballe kesaj, tek PD ka gare se kush nga miqte me te vjeter e me besnike te Berishes do te jene tek lista e mbyllur. Ndersa ne sproven e fitores me forcat e veta, do te lihen ata qe do te guxojne te kandidotje, pa patur asgje te sigurte.
Dhe ne fund hapja e partise per te rinjte do te jete vetem nje slogan i vjeteruar.