Duke parashikuar fatin e Shqipërisë!
-Merhaba abi, një kave të lutem!
-Kavexhiu është ky ezmeri tjeter me qeleshe vishnje vlla, une po bej kaven time, se kam ardhur per hall ketu, s’kam ardhur per qejf. Do te hedh fall tek moter Erveheja. Para tri vjetesh mi gjeti te gjitha.
-S’po gjen nuse abi, ca halli ke?
-Kam hallin e Shqiperise vlla, jo te nuses.
Ndersa une beja kafene, moter Erveheja me pyeti:
-Si vene punet ne fshatin Arnautistan vlla?
-Mysybet moter, mysybet!
-E kam degjuar, e kam degjuar. Ai edepsez Kurum ju beri hatane me ato bizhdilet toksike.
-Mos e pyet moter Ervehe, rezil na beri. Na e punoi keq, pas kraheve moter. Ne nuk dinim gje fare. As policia s’dinte gje, as dogana, as pashai i Limanit te Durresit, as ministria per punet mjedisore.
Por lere Kurumin aman, pa shif njehere ca do behet me shqiptaret moter.
-Tamam vlla tamam.
Moter Erveheja mori filxhanin dhe i qeshi buza vesh me vesh:
-Aheng vlla aheng. Qejfli milet. Ja, ja ku e ke ketu, dore per dore ne valle jeni.
-Po moter po, per valle s’na e merr njeri. Kemi festen e birres, te veres, te rrushit, te grurit, te bukes, te kulacit, te lakrorit ne sac, festen e flise ehuuuuu. Cdo fshat ka festen e vet moter. Pale kur mblidhemi, pjekim mish dhe hame buke te thekur me gjize. Pastaj kercejme. Vijne dhe ministrat dhe deputetet bejne foto dhe video per faqebuk.
-Ashtu vlla, marshallah. Ju kendofte shpirti ju kendofte.
-Bejme edhe shume festivale ne. Cdo qytet ka festivalin e tij. Madje, qe kur Sander Cipa beri nje festival ne Pilur, edhe fshatrat e tjere po bejne festivalet e tyre. Edhe Dukati, Tragjasi, Nivica, Terbaci, Kanina kerkoje festivalet e tyre. Atyre te Lumit te Vlores ua dhane me shpejt, sepse u moren ujin e u dhane festivalin. Kendojne ne te thate tani, por jane te lumtur. Edhe Memaliaj ka bere festivalin e vet nderkombetar. Edicionin e pare e fitoi grupi i Lapardhase moter.
-Ju kendofte shpirti ju kendofte. Po ndonje pune a beni, apo beni vetem festa? Keni lope, dhi, ndonje peme keni mbjelle?
-I kishim por po i heqim moter. Lopet po i therim se qumesht na bie serbi, na bie me lire. Mollet e pjeshket po i presim se na jep greku. Ne shkojme punojme atje, ata na japin per te ngrene.
-Jazek vlla, jazek!
Erveheja shtypi filxhanin me gisht dhe ngriti zerin:
-Rruge vella rruge. Do beni rruge.
-Po ne rrugve jemi moter, ca rruge duam me? Me shume se gjysma jemi ne kurbet dhe nizam.
-Jo jo, do ndertoni rruge te reja.
-Mos moter, mos, ca thua?
-Po rruget sjellin zhvillim vlla, cfare ke?
-Po me rruget na vjedhin ata. I bejne 10 here me te shtrenjta se ne BE. Pastaj, na vene edhe te kercejme kur i perurojne. Meqe ra fjala, sa bukur behet moter. Grupi folklorik i fshatit i ngre kenge rruges, tunelit dhe Padishahut. Ata qe kercejne para tij dhe qeverise, lahen nje dite perpara, krihen dhe presin thonjte, sepse do ti kape televizori.
-Vlores cfare i keni bere vlla, e shikon kete ketu ne ane te filxhanit si shtellunge leshi? Lesh e li duket.
-Eh Vlora moter…. Vlora ra. Sazanin ia dhame dhenderrit te atij qe i fershellu plumbi ne rreze te veshit. Ia falem qe ta kemi mire kur te behet Padishah i madh. Vloren qe s’ e mori italiani ne 1920 dhe Hrushovi ne 1960 e dhame pa lufte fare. Limanin e Pashait turk ia dhame edepsez Kurumit per hekurishte. Portin po e bejme vila e pallate per zengjinet moter. Nga Llogaraja e poshte, pashallare, qehallare e bejlere, kane marre dhurate nga nje fshat, mal, koder, gji apo pllaje. Ne fund kishte ngelur njeri pa gje dhe Mirela s’e beri dysh, nuk e prishi zemren hic, i dha nje pike te vockel fare nga Butrinti.
Durresin e zuri arabi moter. Ndersa andej nga Veriu s’po ngaterrohem, se kercet pushka cdo dite. E kane zene ata qe ndihmuan Padishahun te pushtoje Kalane e Rozafes.
Toni inglizin e njeh ti moter Ervehe? E morem avokat ne, qe te na mbronte ne gjyq nga Bexheti, nje edepsez italian. Gjyqin e humbem, dhe tani Bexheti na merr leket e avionave, ndersa Tonit donim t’i jepnim malin e Çikes si shperblim, por nuk deshi. Deshte para “cash” dhe cdo 2-3 muaj sjell gruan, Sherife e quajne, por inglizce i thone Sheri. Ajo vjen me traste dhe merr c’te kene lene keta tanet.
………
-Po me zgjedhjet ca do behet moter, shikon gje aty?
-Aheng vlla, aheng!
-Prape e? Se ne dy fushata, me valle na i mori votat Padishahu.
-A, por kesaj radhe do jete ndryshe. Po te them nje sekret. Padishahu jone, vella Erdogani, e do shume Padishahun tuaj. Ai i ka bere dhurate nje ari.
-Ari? E c’na duhet ariu neve?
-I duhet atij. Kur te vijne zgjedhjet, Padishahu dajren e ka vete, do te marre ariun e do shkoje lagje me lagje. Ai do i bjere dajres, ariu do kerceje e ju do duartrokisni.
-Aha, gjysma e te keqes. Nuk do na vere neve te kercejme te pakten. Se vjet, kur njeri donte ta pyeste Padishahun per ujin, ai i tha: Mos ha mut, por hyr kerce dhe ti si te tjeret.
-Moter Ervehe, po a do merzitet mileti ndonjehere me Padishahun e tij? Shiko njehere ca thote filxhani?
-Jo jo vlla, vetem dashuri shikoj une. Nuk e keni vene re ju? Qe te mos ju merzitet, Padishahu here vishet me kostum e opinga te bardha llastiku, here me kepuce me maje, corape te gjata e pantallona te shkurtra. Here vishet si indian dhe here me benevreke si ai qe shiste qumesht dhe caj ke pazari i vjeter, qe patem ndertuar ne, aty ku eshte sot Pallati i Kultures.
-Hemmmmm
-Vlla keni ballkon ne fshat ju?
-Kemi, si s’kemi?
-Me del nje “B” e madhe ketu ne filxhan!
-Mos eshte ballkoni i Ismail Beut moter?
-Jo jo, me “S” i fillon emri.
-Aha, eshte kryeplaku moter, ai qe del cdo mbremje e bertet ne ballkon. E kane mbyllur brenda se i ka shkrepur, do t’i marre fronin Padishahut.
-Ai i ka vulosur te gjitha rrobat ne shtepi vlla dhe vulen e mban poshte jastekut kur fle. Nuk do ta dorezoje kurre dhe kur te vdese ka lene amanet tia japin me vete. Edhe gurin e varrit, e ka lene me goje, t’ia bejne ne forme vule.
-Vlla arrnaut, keni njeri te semure ne fshat?
-Jo moter, jemi mire te gjithe.
-Kot e fsheh, mua me del ketu. Eshte njeri qe vrapon neper male, hipet neper peme e shkembinj dhe lahet neper perrenj.
-Aha, ai eshte Gjergj Elez Alia. Po ben stervitje se do ndeshet me Bajlozin e keq moter.
-Mire mire, por kur te vish heren tjeter, merri nje rrobe me vete dhe ja coj une moter Hanmes, ke nje vend i mire dhe e sheron ajo menjehere.
-Mire moter Ervehe mire, po ne c’duhet te bejme, pa Gjergji e ka ne terezi.
-Une se kuptoj ca ka ndodhur me ju vlla. Ne kohen tone e shkrepshit noj rrevole dhe vrisnit ndonje Bimbash…
-Per rrovole thua ti? Mos na e qaj hallin moter, cdo jave nga 10 vrasim. Vetem ne nje dite vrame 7?
-He me ju lumte dora. Dmth 7 Bimbashe ne nje dite e?
-A, jo jo moter, ne vrasim njeri-tjetrin, jo Bimbashet.
-S’di c’te them vella arrnaut. Duhet te keni pesuar ndonje mutacion.
-Per ate te paren, “Mut”-in, te jesh e sigurte qe po, per kete “acion“-in, s’di c’te them moter.
-Allahu qofte me ju vlla!
-Amin moter, amin!