Akoma s’kemi parë gjë, ditë më të zeza do të vijnë!
Prisni, akoma nuk kemi parë gjë. Jo nga ato që tha Edi Rama, ka edhe më keq.
Katrahurë sot nga shiu, apo jo? Vlora, lumë rrugët, makina e njerëz mori përpara për ti çuar në det. Shtëpi e dyqane u mbushën me ujë e me baltë.
Tirana, Durrësi, ….Shkodra po dihet.
Ra shumë shi, s’kemi ç’ti bëjmë. Ky është justifikimi qe gjejme gjithmone.
Po vertet shiu ishte shume i rende!
Por herën tjetër do të bjerë edhe më shumë. Natyra po bëhet edhe më agresive, më e paparashikuar. Rrebeshet do të sjellin më shumë shi e rrëketë më shumë ujë, baltë e gurë dhe do të derdhen mbi qytete, fshatra e shtëpi.
Edhe atë infrastrukturë mbrojtëse që ishte ndërtuar në periudhën e komunizmit, e shkatërruam. Shkatërruam kanalet, pritat, diku edhe digat e ujëmbledhësve që prisnin edhe përrenjtë, rezervonin edhe ujë.
Kudo iu sulëm betonit, ndërtime ku të na teket, pa pyetur se çdo na sjellë natyra. Në qytete kanalizimet janë ato të 50 vjetëve më parë. Sado ti pastrosh nuk përballojnë reshje të tilla. Investojmë në dekore e lajle-lule, por nuk ndërhyjmë për të ndërtuar kolektorë të rinj.
Autostradat janë një masakër nga ana mjedisore. Pa respektuar asnjë normë, ato përshkojnë fushat tej për tej duke shkatërruar të gjithë sistemin e kanalizimeve.
Edhe Aeroporti i Kukësit, ishte një vepër pa kanalizime, pa kolektorë shkarkimi. Të gjithë ujërat që mbledh pista shkarkoheshin në tokat e banorëve, duke i shndërruar ato në kënetë. E tmerrshme, çfarë papërgjeshmërie. E ku, permbytje ne Kukes!!!!!
Ne vazhdojmë të mos zëmë mend. Vazhdojmë të shkatërrojmë e te mos ndertojme. Ose me sakte, vazhdojme te shkaterrojme duke ndertuar.
Por ta dimë se natyra do të bjerë edhe më fort mbi kokën tonë, me dëme e pasoja gjithnjë e më të rënda.