“Afganet” e Shqiperise dhe afganet e Afganistanit
Ne sapo “festuam” 30 vjetorin e eksodit te madh drejt Italise, i cili do te shenonte fillimin e nje ikjeje qe vazhdon. Sot ne Shqiperi nuk ka familje qe s’ka nje pjestar emigrant, te pajisur me leje qendrimi, ne pritje te dokumentave, apo edhe me tej, neper kampe azilkerkuesish. Statistikat na bejne popullin me normen me te madhe te emigrimit ne Europe. Ne nuk po e braktisim vendin nga diktatura tashme, por nga varferia dhe mungesa e shpreses.
Por Talibanizmi eshte me zi se diktatura komuniste dhe diktatura e varferise. Nuk behet fjale per mohim te lirive politike dhe te drejtat e njeriut. Rregullat e nje regjimi thellesisht ekstrem fetar e bejne ate saktesisht barbar.
Debati i madh per pranimin e nje kontigjenti afganesh ne Shqiperi, ka dy dimensione: ate politik dhe ate moral apo njerezor. Dimensioni politik eshte i qarte. Kjo eshte nje kerkese nga SHBA dhe aktoret politike ne Tirane jane ne gare kush te thote me perpara “Po”.
Pjesa njerezore ka te beje me ne te tjeret. Per shkak te realitetit qe shtrova me lart, ne si qytetare dhe kandidate per emigrante ne cdo kohe, pa asnje arye politike, duhet t’i mirepresim ata njerez, qe po ikin nga regjimi me barbar qe njerezimi njeh ne kohen moderne.
Kjo histori nuk ka vend as per humor te zi, as per rracizem, as per revolte, as per kryengritje qytetare ne rrjetet sociale. Jo nga ne, nga ne qe kemi provuar ne vend te huaj perbuzjen dhe respektin, vleresimin dhe percmimin. Une qe kam provuar vete emigrimin, qe kam provuar te huajin harbut qe me shfrytezoi per pune e nuk me pagoi, qe kam provuar te huajin e mire qe me hapi deren e shtepise se tij per jetuar me te, une qe kam te aferm te mite qe presin ne kampet gjermane marrjen e lejes se qendrimit, nuk mund te marr flamurin e nacionalistit e te bertas kunder te huajve qe kerkojne strehe, te ikur prej barbarise.
Pjesen tjeter t’ia kerkojme qeverise tone, nese do te kemi kohe dhe b….
Foto 1 dhe 2: Qytetare afgane ne radhe ne kufi per te ikur nga vendi i tyre.
Foto 3 dhe 4: Qytetare shqiptare ne radhe ne kufirin grek per te ikur nga vendi i tyre