Nga Megi LOLOÇI
Trashegimia kulturore mund te konvertohet ne produkt turistik.
Vlerat e trashëgimisë kulturore, artizanatit, kulinarisë, prodhimeve unike dhe shërbimet cilesore ndaj vizitorëve mund te konvertohet ne produkte turistike me të ardhura dhe vlere ekonomike.
Në kuadër të projektit SMARTiMONY, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Interreg – IPA – CBC Grece – Albania, Prefektura e Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me OJF ROOF, kanë organizuar një aktivitet trajnimi dhe diskutimi me organizatat dhe aktorët lokal të turizmit.
Ky aktivitet u drejtua nga tre ekspert të fushës së turizmit dhe trashgimisë kulturore dhe u ndoq me interes nga përfaqesues të organizatave turistike që operojnë në rajonin e Gjirokastrës. Ky aktivitet u përmbyll me diskutime dhe sugjerime produktive që dolën nga debatet dhe tavolina e rrumbullakët që u organizua për promovimin e risive të reja ne fushen e zhvillimit të ekonomisë së turizmit në rajonin përreth Gjirokastrës.













