Megi LOLOÇI.
Promovohet ne Tepelene “ARBËRESHËT – midis realitetit dhe mitit” i autorit Fatmir Toçi
Libri “ARBËRESHËT – midis realitetit dhe mitit” i autorit Fatmir Toçi ështe prezantuar së fundi në mjediset e pallatit të kulturës ” Mustafa Matohiti” të këtij qyteti. Kjo veprimtar organizuar nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Tepelene Tërmet Peçi përfshiu nje numer të madh intelektualësh, nxënës, mësues dhe qytetare telepelenas. Diskutimi i vlerave te ketij libri enciklopedik kishte edhe pjesëmarrjen e veçantë të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, historianit Dorian Koçi; Prefektit të Qarkut Gjirokastër, shkrimtarit Odise Kote; Kryetares së Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës znj. Lindita Rova; Prof. Shyqyri Hysi, pedagog i historisë në Universitetin ”Eqerem Çabej”,Gjirokastër; gazetarit Engjëll Serjani dhe shumë miqve e dashamirësve te letersise dhe te vete autorit.
Folsit ne kete promovim evidentuar vlera te shumta dhe te vecanta te ketij botimi te shtepise botuese TOENA.