Nga MARIN NIKOLLA
Sllovakia humbi një ndër kokat e shkencës mjekësore, Vladimír Krčméry, profesor, doktor i mjekësisë tropikale dhe sëmundjeve infektive, i cili ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare. Të gjitha mediat e sllovakis po flasin me tone të larta për humbjen e një njeriu me zemër të madhe dhe mëndje të ndritur. Profesori i mjekësisë duket që ka lënë gjurmë të pashlyeshme brenda sllovakisë, por edhe jashtë sajë. Studiues i shumë temave shkencore dhe mbrojtes shume i mire i popullit të tij nga covid-19 duke bërë i pari vaksinen si nje shembull i jashtëzakonshem. Duket që edhe shteti e politika sllovake e vlerësuan duke e quajtur nderin e kombit. Por perse u mbajte
mend docienti Krčméry ?Pas shumë zgjidhjeve dhe formulave shkencore ai themeloi universitetin Shèn Elisabet, një universitet mjekësor i rëndësishëm dhe ndër të tjera, prof Krčméry do te kujtohet per humanizmin e lartë. Ne botë ka zhvilluar mjaft projekte sociale për të ndihmuar të varferit dhe per tu dhënë mundesi të kuroheshin falas. Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi, ku sot dua ta kujtoj me nje mirënjohje të veçantë ngritjen e nje klinike me mjeke dhe infermierë, të cilët i sillte ne Shqiperi per te ndihmuar të sëmurët. Ai ishte një kontribues për të patur njerëzit shance te barabarta dhe harmoni midis tyre. Ky ishte nje mision që ai e kreu me devotshmëri deri në ditët e fundit te jetës së tij.
Patjetër që shumë njerëz në sllovaki dhe jo vetëm, e falenderojnë dhe i janë mirënjohës punës së tij të palodhur, ku pa përjashtuar politikanë dhe zyrtarë të lartë të sllovakisë i dhanë lamtumirën për në banesën e fundit.

