Qendra Sociale Murialdo hapi në Fier në vitin 1997 Qendrën e Formimit Profesional “Shën Jozefi Zejtar” me kurse një dhe dy vjeçare për edukimin tërësor të të rinjve dhe formimin e tyre me profesione sipas standarteve europiane. Mjetet didaktike moderne multimediale siç ishte videoprojektori dhe pajisja e laboratorëve me kompjuter, bënë për rrjedhojë një revolucion të mirëfilltë arsimimi për qytetin në ato vite.
QFP-ja që nga fillimi i saj e deri më sot, ka dhënë kontributin e vyerë në mësimindhënie me një cilësi të lartë dhe bashkëkohore të shumë zanateve. Në historikun e saj kjo qendër formimi numëron rreth 2500 të rinj e të reja të cilët me profesionalizmin e tyre kanë lënë gjurmë në institucione publike dhe private brenda dhe jashtë qytetit të Fierit, por edhe në Europë.
Duke mos ndalur rrugëtimin e saj, Murialdo në kuadër të zgjerimeve të ambjenteve, në vitin 2019 i shtoj shkollës një godinë te re sipas të gjitha standarteve të kërkuara dhe që prej vitit 2021 është licensuar për Arsimin e Mesëm Profesional duke u trasformuar në një QENDËR MULTIFUNKSIONALE PROFESIONALE.
Dega Ekonomi-Biznes me profilin Llogari pregatit nxënësit për tu punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe biznesit duke i hapur kështu rrugën studimeve universitare në këtë fushë. Mësimi zhvillohet në ambjente dhe laboratore të pajisura me teknologji të fjalës së fundit duke ndërthurur më së miri teorinë me praktikën.
Shkolla profesionale është e orientuar sipas niveleve 2+2 vite, për regjistrimin mjafton arsimi i detyrueshëm 9-vjeçar.
Nxënësi duke ndjekur këtë degë përvetëson kompetenca në komunikimin korrekt me shkrim ashtu dhe verbalisht, si dhe përdor burime e teknika të ndryshme për formimin e tij të përgjithshëm tekniko-profesional. Planifikon, dokumenton, llogarit, raporton dokumentacionin sipas departamenteve të njësive ku do të operojë.
Dega Shërbime Mjetesh Transporti me profilin Auto-Mekatronikë pregatit nxënësit për tu punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen drejtpërdrejtë me shërbimin e mjeteve të transportit, duke i hapur kështu rrugën studimeve universitare në këtë fushë. Mësimi zhvillohet në ambjente dhe laboratore të pajisura me teknologji të fjalës së fundit duke ndërthurur më së miri teorinë me praktikën.
Shkolla profesionale është e orientuar sipas niveleve 2+1+1 vite, për regjistrimin mjafton arsimi i detyrueshëm 9-vjeçar.
Nxënësi duke ndjekur këtë degë përvetëson kompetencat e duhura për evidentimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në automobila dhe shërbimit ndaj klientit. Kryen punime, kontrolle, riparime dhe mirëmbajtje në sistemin e mjeteve të trasportit, kryen diangostikimin nëpërmjet programeve aplikative specifike të kompjuterit, klasifikon, seleksionon dhe kryen llogaritje të thjeshta me karakter financiar duke përdorur pajisjet teknologjike.
Dega Elektroteknik me profilin Teknologji Automatizimi pregatit nxënësit për tu punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me elektroteknikën, duke i hapur kështu rrugën studimeve universitare në këtë fushë. Mësimi zhvillohet në ambjente dhe laboratore të pajisura me teknologji të fjalës së fundit duke ndërthurur më së miri teorinë me praktikën.
Shkolla profesionale është e orientuar sipas niveleve 2+1+1 vite, për regjistrimin mjafton arsimi i detyrueshëm 9-vjeçar.
Nxënësi duke ndjekur këtë degë përvetëson kompetencat e duhura në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm teknik të profesionit duke vizatuar skema ne programet kompjuterike si dhe kryen llogaritje të thjeshta me karakter financiar. Kryen punime të ndryshme si hapje kanali, fole dhe vrima në mure për instalime elektrike dhe telefonike, riparon transformatorët, motorët asinkron njëfazor, pajisjet elektroshtëpiake, realizon skema te ndryshme me tranzistor dhe me qarqe të integruara.


