Perse Znj. Rajmonda Balilaj eshte kandidatura e duhur per Bashkine e Patosit ?
Bashkia e Patosit qe prej vitit 2015, me ndarjen e re Administrativo+Territoriale ka ne perberjen e saj pervec qytetit te Patosit edhe Njesite Administrative Zharrez dhe Ruzhdie. Qe prej kétij viti kjo Bashki ka qene nen drejtimin e znj.Rajmonda Balilaj. Politikat e zhvillimit te territoreve kane qene ne ekuiliber dhe ne varesi te specifikes dhe prioriteteve te çdo Njesie Administrative. Qyteti i Patosit ka pesuar ndryshime thelbesore, jo vetem ne infrastrukuren rrugore, ne blloqe lagjesh, ne ambientet arsimore e shendetesore , por edhe ne gjallerimin e jetes kulturore dhe artistike. Njesite Administrative gjithashtu kane pesuar ndryshime duke pasur vemendjen dhe perkushtimin e kryetares se Bashkise ndaj problemeve te tyre.
Po perse Znj.Rajmonda Balilaj eshte nje potecial me mundesi reale per te vijuar drejtimin edhe per nje tjeter mandat ne Bashkine e Patosit ?
Perballe nevojave te shumta dhe nje buxheti vendor te limituar plotesimi i tyre eshte sfide . Ne syte dhe empatine e nje gruaje si Rajmonda gjithçka ka gjetur zgjidhjen me te mire te mundshme.. Falé organizimit ,menaxhimit dhe maturise se saj Bashkia Patos ka fituar dhe zbatuar nje sere projektesh qe i kane dhene komunitetit nje ndihme te pashembullt, siç éshté ndertimi i banesave sociale per grate e dhunuara dhe familjet ne nevoje. Zbatimi i parimit te transparences kundrejt qytetareve nepermjet degjesave publike ka qene prioritet , duke konsideruar te rendesishme per mbarevajtjen e punes ne Bashki çdo ide apo sugjerim te qytetareve. Por perveç ketyre degjesave, kryetarja e Bashkise Patos ne takimet e saj me qytetaret gjithmone me shume degjon se sa flet. Puna, arritjet , investimet, ndryshimet, sherbimet cilesore jane fjalet e saj te arta. Ne intervista te ndryshme mediatike eshte shprehur se mirenjohja dhe falenderimi i komunitetit eshte motivim dhe kenaqesia e punes se saj, por kete e vertetojne vete faktet. Cdo problem i komunitetit behet patjeter edhe shqetesim i kryetares deri ne zgjidhjen e mundshme. Znj. Rajmonda gjen kohe mes angazhimesh te shumta profesionale dhe familjare, te jete pjese e cdo veprimtarie qe zhvillohet ne bashkine e Patosit. Por edhe komuniteti nuk mungon ne veprimtarite qe zhvillohen nga Bashkia. Mjafton te kujtojme takimin e fundit llogaridhenes ne Pallatin e Kultures , Patos me nje prezantim spektakolar te znj. Rajmonda, por edhe me pjesemarrje te shumte te komunitetit. Si gazetar u gjenda ne ate salle te tejmbushur dhe ne nje moment mu desh ti liroja vendin te ulej nje gruaje. Nuk ndjehesha mire sot, por smund te rrija pa ardhur kur flitet per ate cfqre eshte bere per ne…foli gruaja.
Veprimtaria e Kryetares se Bashkise,Patos, ka qene e njetrajtshme, gjitheperfshirese dhe pa dallime. Dhe per kete ajo gezon respektin dhe mirenjohje nga i gjithe komuniteti pa dallim te bindjes politike.
Nga vezhgimet dhe bisedat e lira ne komunitet them me bindje se Znj. Rajmonda Balilaj eshte nje potencial energjik me mundesi reale per te vijuar zbatimin e politikave te zhvillimit te komunitetit te Bashkise se Patosit. Ne vizionin e saj Patosi dhe Njesite Administrative do te vijojne me ritmin qe kerkon koha ndryshimin.

