16 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Marin Mema: Shqipëria të shpallë të padëshirueshëm antishqiptarët!

by News Albania
16/07/2026
in Editorial
0
30
VIEWS
Share on Facebook

Shqipëria të shpallë të padëshirueshëm antishqiptarët!

Shteti shqiptar duhet ta shpallë të padëshirueshme “non grata” jo vetëm ministren serbe të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezana Paunoviç, por edhe ZvKryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, i cili i doli në mbrojtje, duke thelluar e mbështetur pohimet ekstreme të saj.

Deklaratat e Paunoviç se shqiptarët në Kosovë, në vitin 1998, duhet të ishin spastruar etnikisht në formë të plotë, janë dëshmi e një antishqiptarizmi që vijon të kultivohet fort në qarqet politike nacionaliste serbe, një antishqiptarizëm që ushqehet me urrejtje dhe ekstremizëm.

Këto qëndrime mbeshteti edhe Daçiç duke mbrojtur nga reagimet ndërkombëtare, ministren Paunoviç. Sipas tij është normale të kërkohej largimi i shqiptarëve në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri. Pra numëri 2 i Qeverisë Serbe, Daçiç, i quan shqiptarët të ardhur në Kosovë… Dikush duhet ti kujtojë këtyre antishqiptarëve, se kur u dukën në këto territore me gjethe në vend të rrobave, ilirët kishin qytete të mëdha, kishin zhvillim, kishin qendra, kishin perandorë… Shqiptarët janë autoktonë në Dardani e kudo dhe këtë nuk e zhbën dot asnjë pasues ekstrem i kasapit gjakatar Millosheviç!

Në fakt askush nuk habitet, sepse qëndrimet e tyre njihen, por reagimi duhet të jetë i qartë dhe i menjëhershëm.

Nëse qarqet më të larta ndërkombëtare reaguan ashpër ndaj këtyre deklaratave, autoritetet tona duhet jo vetëm të reagojnë, por edhe ta shpallin të padëshirueshëm të dy këta antishqiptarë.
Jo vetëm sepse deklaratat e tyre janë kriminale, por edhe sepse ata njerëz që u vranë në Kosovë janë gjaku ynë: motrat, vëllezërit, nënat e baballarët, gjyshërit e gjyshet tona. Janë gjaku ynë shqiptar.

Diplomacia ka vlerën e saj, por vetëm deri në një pikë. Kur shkelet vija e kuqe, vjen momenti i vendimeve.

Nuk i hapet rrugë pafund, as Serbisë, as Greqisë. Boll! Ne jemi në trojet tona prej kohëve më të lashta dhe nuk mund të ulim kokën pafundësisht përballë padrejtësive apo pretendimeve të askujt. Nuk mundet të pranojmë gjithçka! Marrëdhëniet ndërtohet mbi reciprocitetin, jo mbi nënshtrimin. Pavarësisht se nga cili krah vijnë sfidat, dinjiteti dhe interesi kombëtar duhet të mbrohen.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania