Pak rradhë nga zemra!
Po zhvillohet një përpjekje e ethshme për përçarje duke nxitur debate e përplasje mes shqiptarëve. O miq, o vëllezër, o gjyshër e gjyshe, o mëma, djem e vajza shqiptarë…nuk janë individet ata që përfaqësojnë Kombin! Kombin e dëshmojnë dëshmorët, patriotët, rilindasit e vërtetë, burrat e gratë që kanë dhënë jetën për liri nga kohët e moçme, deri në luftën e fundit. Ata e kanë shkruar historinë! Askush nuk e ka të drejtën të flasë në emër të Kombin!
Mos i japim zë debateve të tilla përçarëse! Individë jo të mirë ka kudo, por ata nuk janë Kombi! E keqja nuk ka Komb! Ndaj të shmangim këtë frymë… e të kujtojmë atë që na bashkon! Jo pa qëllim e shoqërova me këtë fotografi nga vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit, ku burra si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Iljaz Pashë Qoku, Sulejman Vokshi e shumë të tjerë dëshmuan atë që ka në shpirt e zemër çdo shqiptar i vërtetë, Shqiptarinë në çdo pëllëmb të saj!