Erseka ime!
Më pëlqen të eci udhëve të tua
e të ndalem
teksa më zgjohen kujtimet e fëmijërisë
të prek cdo gur cdo stol
që më bën të përmallem
e perhumb në krahët e nostalgjisë!
Dhe ndalem ..qesh me vete….
në vesh me vijnë zëra të shokëve dikur…
ulem tek stoli i shkollës perballë
pres zilen të bjerë..
dhe të rend në mësim me mall!
Cfarë pret?-më pyet ime bijë
Cfarë pres?!-them me vete dhe unë
Asgje skthehet pas ,e di…
por gjithshka në shpirt ka lënë gjurmë!
Vendlindja ime!
Ja shtëpia e pionierit,kinemaja….
kanë qënë dikur shtëpia jonë e dytë….
kendonte në festivale mamaja
dhe sot ky mall m’i loton sytë!
…….
Dhe ndjek pas bijën time
që më terheq nga keto kujtime
-Eja se ke akoma surpriza…
Na pret e embla Nëne mbështetur në dritare!
ndezur zjarri …
E ngrohtë eshtë akoma shtëpiza!…










