M’u kujtove ti sot
Ti , floku dhe vjeshta …
M’u kujtove ti sot
Dhe unë ndjeva ikjet e tua
Rrugës plot me gjethe të rëna prej asaj vjeshte
Mu kujtove sot
Nga dimëri i këtij marsi
M’u kujtua e bardha jote dëborë
Ku ike asaj rruge plot gjethe të rëna
Ti veshur ishe në të bardha
Mbi flokët e tu …
Mbi ata flokë që fort t’i kam dashur
Të bardhën fjongo pate vën
Fjongon , ku unë të pata lidhur zemrën
Ti ike pa u ndalur ,
me të bardhën fjongo mbi flokë …
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)