Nje vit pa ty Armando!
Sa shpejt iken koha, kaloi nje vit, qe ti djale i mrekullueshem i dajos, student i inxhinjerise, ike pa kthim aty larte, prane zotit, e sigurt ne parajse, s’ka si te jete ndryshe!
Ike Armando, u largove aty larte ne parajse dhe ndoshta na qorton sot.
Na qorton se pse jemi trishtuar kaq shume, pse kemi ndryshuar gjithe menyren e jeteses, pse vazhdojme te lotojme, pse nuk jemi si me pare!
Na fal bir, po nuk pajtohemi dot me ikjen tende, eshte e rende, ka dhimbje, te sjell trishtim nuk mundemi ndryshe dhe ja, qe vetem keshtu, me dhimbje, trishtim dhe lot ne sy, mundemi te vazhdojme!
Te vazhdojme jeten, te jetojme, qe nepermjet nesh te jetosh dhe ti, me kujtimet e tua, me jeten tende te shkurter 22 vjeçare,
Me jeten tende 22 vjeçare, qe ishte plot gjalleri, plot jete, dhe shume dashuri, me mamin tend, motren time te veçante, ti e di qe keshtu eshte, e veçante, motra ime e vogel, qe jeton çdo dite te saj duke kujtuar ty me shume dhimbje, me shume trishtim dhe pa fund dashuri!
Por ti mos ki merak biri i dajos, mos ki merak se Dioni vellai tend i dashur, qe te donte dhe e doje aq shume, i qendron prane, harron dhimbjen qe ka vete dhe i flet per ty, i jep kurajo.
Ikja jote e burreroi para kohe Dionin dhe bashke me babin tend, qe te tre bashke si nje familje e mrekullueshme dhe e forte, po ja dalin!
Po ja dalin bir po ja dalin, pa merak, ti e di qe jemi edhe ne ketu si gjithmone bashke te gjithe!
Ti e di qe jemi shume dhe sot jemi te gjithe ketu, Tezet, Dajot, Hallat dhe xhaxhallaret, gjysherit, ketu eshte Dioni vellai jot, bashke me te jane dhe vellezerit dhe motrat e tjere, kusherinjt dhe kusherirat e tu qe nuk ndaheshit nga njeri tjetri, qe e donit aq shume njeri tjetrin dhe qe ikja jote i ka trishtuar pa mase Armando, i ka ndryshuar, i ka merzitur, syte e tyre jane plot me trishtim dhe lote!
Si thoshte baba Ramadani, e mban mend besoj!
“sa shume qe jeni ju, kur mblidheni te gjithe bashke, nuk ka vend me, per mua ketu, por ti e kishe vendin te veçant luaje shah me te”
Ti i vajte prane, aty ne parajse bir, shume para kohe, e takove dhe po çmallesh!
Shume miq dhe shoke te tut te kujtojne Armando, te kujtojne me mall dhe respekt dhe sot jane ketu bashke me ne!
Armando diploma erdhi, e derguan bir, ti nuk arrijte ta terhiqje vet, por pa merak e ruan mami jot per ty!
Armando, ne jemi ketu edhe per ty bir, keshtu e vendosi i plotfuqishmi dhe nuk ndryshojme dot asgje, keshtu ishte e thene, do mesohemi te jetojme me dhimbjen dhe trishtimin, do te vazhdojme te te duam dhe te te kujtojme gjithmone, me shume mall dhe me plot dashuri!