Gogolët e Opozitës
Sali-Lul-Meta
Mirë që jan gënjeshtarë po këta janë edhe harbut.
Këta nuk ka humbje që i vë posht,këta nuk ka rezultat që i mund.
Këta po nuk të bënë si vetja, mos ki shpresë se do bëhen si të tjerët .
Këta nuk përpiqen të pastrojnë veten, këta duan ti bëjnë pis të gjithë.
Këta nuk duan të “ndreqin”njëri- tjetrin,këta duan ti shtrëmbërojnë të tërë .
Këta nuk janë për të rregulluar punë,këta jan për të prishur çdo gjë.
Këta nuk janë bashkë për të fituar vendin e parë por që mos tu marri njeri tjetër vëndin e dytë .
Këta edhe kur mendojnë ndryshe, flasin njëlloj.
Këta nuk duan të dëgjojnë të vërtetën,këta duan tu dëgjosh pordhët
Këta nuk duan të besojne realitetin,këta duan tu besosh gënjeshtrën.
Këta të vën para me ligësine e tyre edhe të marrin për leshko,
Këtyre tu hapësh rrugën , këta të “hapin” kokën
Këtyre tu hapësh zemrën e këta të hapin barkun.
Këtyre tu japësh pushtetin,këta të bëjnë gropën.
Këtyre tu japësh dorën ,këta të marin zvarrë
Këtyre tu japësh zemër,këta të marrin shpirtin
Këtyre tu thuash, ik se humbe, këta të thonë ik ti
Këtyre tu thuash, jep dorëheqjen, këta thonë ta japi ai që fitoi
Këtyre tu thuash, su do populli,këta thonë na pasi bytha.
Ketyre tu thuash, s’u do bota,këta të thonë kush pjerth për botën.
Këtyre tu thuash se keni mirë, këta të thonë pse flet.
Këtyre kur s’u flet ,të thonë pse s’fole.
Këtyre tu thuash do humbisni prapë, të thonë e ke fajin ti.
Këta ke frikë ti zësh në fajë se të rrahin pse, i, zure.
Këta ke frikë ti zësh kur bëjnë.krim se të thone e pati fajin viktima që na doli në shteg.
Këtyre ke frikë tu shikosh edhe videon duke vjedhur se të paisin me vërtetim që je qorrë.
Këta ke frikë mos ti kesh frikë
Këta janë prestigjatorë që kanë më shumë ndjekës në shfaqjet e tyre se kushdo tjetër.
Këta nuk janë ata që humbasin,po ata që ta shesin humbjen si fitore.
Këta nuk janë ata që të çojnë drejt fitores,këta fitojnë edhe kur të gjithë humbasin.
Këta nuk qajnë hallin e popullit,këta e bëjnë popullin të qajë hallin e këtyre.
Këta edhe kur nuk janë në televizor,e bëjnë televizorin të flasi si këta
Këta ështe mirë mos ti kesh njohur se këta bëjnë sikur se njohin njëri-tjetrin
Këtyre nuk u vjen keq për njerzit,këta i bëjnë njerzit tu vije keq për këta
Ketyre nuk u vjen keq për ata që gënjejnë,Këtyre u vjen keq për ata që nuk i gënjejnë dot.
Këtyre nuk u vjen keq për ata që nuk kanë të hanë ,ketyre u vjen keq për ata që nuk kan fuqi të “hanë” më
Këtyre nuk u dhimbsen ata që i ndjekin nga pas,Këtyre u dhimbsen ata që nuk ua varin
Këta nuk luftojnë të sjellin në pushtet ata që i përkrahin se e dinë që ështe e pamundur,këta luftojnë të mbajnë në pushtet ata që janë se nuk duan ti mundi njeri tjetër.
Këta nuk kan shokë e miq,ata që i ndjekin kujtojnë se janë shokë e miq me këta.
Këta nuk kanë mëshirë për asnje por,ata që i ndjekin,janë në mëshirë të fatit.
Këta nuk kanë e nuk duan shokë e kolegë ndaj kan mbledhur ushtar e yzmeqar dhe I quajnë militantë.
Këta nuk dinë të bëjnë punë të mira se janë të lindur për punë të liga.
Këta e njohin veten se kush janë,të tjerët bëjnë sikur nuk i njohin.
Ne që flasim ndonjëherë nuk flasim se kërkojmë të kthehet mbas koha jonë ,duke shpresuar për shpërblim apo poste por se kemi qënë aty në PD dhe i dimë dy gjëra më shume.
Ne kemi bërë fushat e zgjedhje në 97-ën nuk ju ankuam e nuk ju qam njeriu, këta kanë 10 vjet duke qarë se nuk fitojnë dot edhe thonë na vodhën votën.
Ne që flasim ndonjëherë nuk vijmë nga hiçi por jemi nga ata që kemi menduar se kushdo që nuk e nxirrte në krye ate Parti duhej të dilte nga fundi.
Ne që ikëm nga ajo parti nuk ishim më të mirë nga ata që qëndruan por nuk ishim më të keq
Nuk ishte turp të shkoje me Berishën para 30 vitesh se ashtu ishte koha por eshte turp ti shkosh sot mbas 33 vitesh.
Nuk ishte turp at’her kur dilte Ambasadori Amerikan hapur në krah të tijë e PD-së por ështe turp sot që ështe NON GRATA.
Nuk ëdhte turp ti thuash Berishës ,ik në shtëpi.. Turp ështe ti thuash ,rri ketu se me ty do vdesim.
Nuk ëdhte turp të jesh demokrat, turp ështe ti shesësh demokratët tek Ilir Meta
Mos ua lini këtyre monopolin e opozites
se këta nuk drejtonë parti poltike.,këta komandojnë çeta partizanësh .