SUKSESI
U zgjove si çdo dite ne mengjes…
Per endrrat qe pe duhet te punosh…
Edhe ti do te kesh sukses…
Por ke aq shume gjera…sa s’di nga t’ja fillosh…
Nisesh me hapat e tu te ngadalte…
Kerkon dike qe te jape nje dore…
Por hapat shpesh bien ne balte…
Ndjehesh i vetem…si mbret pa kurore…
Qellimin ne zemer ke te stampuar…
Me pune e ndershmeri suksesin te arrish…
Shkopinjte nen rrota te kane shoqeruar…
Kerminjte e fshehur ne vrima minjsh…
Ndodh qe t’ja nisesh dhe nga e para…
Shume do te tallin e do te perqeshin…
Vlerat e aftesite testohen ne gara…
Te gjithe te duan…kur ke suksesin…
Lenc Pisha