DASMA
Erdhi vera me dasma plot…
Qejfi madh aman o zot…
Ca martohen nga sevdaja..
E te tjeret se i perqesh dynjaja…
Duhet prenotuar parukieria dhe lokali…
Orkestra fotografi dhe kameramani…
Duhet bere lista me te ftuarit ne detaj…
Se harrojme ndonje e felliqemi pastaj…
Nese i fton thone – Ç’pati…
se prisja te me ftonte ky trapi…
Nese nuk i fton thone – Si ka mundesi…
jooo me ka mbetuar hatri nga ai…
Pjatat plot me pijet dhe mezet…
Tavolinat larg…se dajat nuk flasin me tezet…
Çuni xhajes vjen kastile nga Anglia…
Ka lek te madh ule afer ke shoqnia…
Flet i zoti shtepise i emocionuar…
- Miresenaerdhet miq…ahengu eshte i paguar…
Atje matane nje grua perkedhel burrin tek faqa - Uaaa paska ble fustanin si une kjo shemtaraqa…
Nga mesi dasmes nje i dehur me poç ne dore…
U jep atyre qe kercejne birre me zor…
Pastaj vjen krushqia ndizet atmosfera…
- Keshtu u pjekshim gjithmone per hera tjera…
Kercen çifti me energji dhe nam…
Dasmoret bejne video live ne instagram…
Si kjo dasem skish bere vaki..
Leku sheshit more zoteri…
E keshtu dasma perfundoi…
Duke ja bere qejfin farefisit e shoqerise…
Çifti tashme ka fikur telefonin…
Dhe ende vazhdon te paguaje kestet e kredise
Lenc Pisha