Çobani i Ujqerve…
Nje çoban larg ne stan…
Dy kelyshe ujqer gjeti t’uritur…
I ushqeu aq sa i thane…
- Sa shume te qenkan rritur…
Dhe çobani i gezuar…
Shiti qente ne pazar…
Dy ujqerit i kishin garantuar…
Mbrojtjen e deleve si rojtar…
Por nje dite delet su pane…
As ne vathe as ne lendine…
Çobanin e terbuar vetem e lane…
S’kish me kembore as blegerime…
Shkoi te gjente bagetine…
Ne luginen e pyllit te dendur…
Ujqerit kishin mbaruar gostine…
Veç kockat e deleve kishin mbetur…
Lenc Pisha 12 Shtator 2021