“Ai është endacaku më i famshëm në Shqipëri. Thëniet e tij dhe analiza që i bën realitetit, befasojnë çdo njeri. E habitshme se si një njeri i tillë ka mbetur pa një strehë apo shtëpi.
Sivjet për të ka menduar Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Qarku Elbasan. Punonjësit e kësaj drejtorie kanë qenë të pranishme në vendin ku ai qëndron çdo ditë. Kjo drejtori i ofroi Avniut disa batanije për të kaluar këto ditë të ftohta, veshje dhe ushqim.”
Këto fjali i shkëputa nga Top-New1, dhe nuk është hera e parë që flitet për Avniun, këtë endacak të çuditshëm dhe shumë të njohur në Elbasan. Pas dy ditësh të shkrimit e takova rastësisht në rrugën për në shtëpi (tl shumtën e kohës ai banon në zgëqet e kësaj lagjeje) dhe e urova për ndihmën që i kishte dhënë Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social.
“Më në fund, i thashë, u kujtuan edhe për ty të të ndihmojnë këtë fund viti.” I falënderoj, tha, por nuk është kjo ajo që më duhet mua. Të tillë ndihmë na jep edhe populli, të paktën ata që më njohin. Mua më duhet një zgëqe ku të fus kokën se mbeta strehëve nëpër rrugët e lagjes.”
E përjetova hallin e tij, por kjo ishte jashtë mundësive të mia. Vetëm se, kur u ndamë, mendova: Vërtet nuk paska një njeri bujar ky qytet i traditave që të vërë dorën në zemër dhe t’i jap mundësinë këtij njeri të rrojë si duhet në këtë copëz jetë që i ka mbetur?
Shkruar nga shkrimtari elbasanas Kujtim Agalliu
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)














