Pas Asange, Trump dhe Brand, një tjetër kritik i Perëndimit, aktori më i madh i të gjithë kohërave, Gerard Depardieu, akuzohet për “penetrim dixhital (dmth me gisht) dhe dhunë seksuale”.
Akuzuesja është një balerinë e dështuar dhe aktore po aq e dështuar (për sytë e mi edhe e shëmtuar).
Sipas akuzueses, përdhunimi ka ndodhur dy herë, në datat 7 dhe 13 gusht 2018, të dy herët në shtëpinë e Depardieu, i cili i mohon kategorikisht akuzat.
Çudi e madhe pse “viktima” ka shkuar sërish në shtëpinë e “përdhunuesit”, 6 ditë pas përdhunimit të parë. Çudi edhe pse ka vendosur të bëjë kallëzim vetëm pas dy javësh nga “përdhunimi” i dytë, më 27 gusht.
Pas 9 muajsh, Prokuroria e Parisit e ka mbyllur hetimin, për mungesë provash.
Çudia e tretë është se në vitin 2020 akuzuesja e ka përsëritur kallëzimin dhe këtë herë Prokuroria ka vazhduar hetimin dhe e ka çuar çështjen në gjykatë, në vitin 2022.
Pak ditë më parë çudia e pestë, por jo e fundit, gjykata ka vendosur ta gjykojë rastin dhe të thërrasë Depardieu si të pandehur.
Çudia e gjashtë? Kështu do ta pësojnë të gjithë miqtë e Putinit, që duan paqe në Ukrainë!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)