Dok. YLBER VATA, ka marrë vlerësim maksimal në “Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë”, që po mbahet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e mjekëve kirurgë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga trojet e tjera shqiptare, dhe nga shumë vende të tjera botës. Doktor Vata është pranuar dhe lauruar me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës së Kirugëve të Kosovës”, titull që e kanë mjekë të tjerë shquar dhe me kontribute në fushën e mjekësisë.
Në sallën të mbushur plot, me mjekë të shquar, nga trevat shqiptare, por dhe deri nga India apo USA, dok.Vata, ka falenderuar autorët për këtë vlerësimin maksimal që e jepet atij, pikërisht në Kosovën e tij të shtrenjtë, për të cilën ka kontribuar me mund e me shpirt që në kohën e luftës së Kosovës dhe në krizën e vitin 1999, ku doktor Ylberi u shëroi plagët e ushtarëve të UÇK- së, dhe të dëbuarve nga lufta.
Duke falenderuar e përshëndetur organizatorët dhe të pranishmit Dr.Vata tha se: – “Së pari këtë vlerësim u’a dedikoj prindërve të mi që me rritën me dashurinë për Kosovën dhe profesionin e mjekut. Ia dedikoj bashkëshortes dhe fëmijëve të mi, që u kam marrë shumë kohë”. Duke u ndalur më tej, dok. Vata tha se, në këtë ditë kujtoj gjithë mjekët e spitalit të Kukësit, veçanërisht ish- mjekun dhe njeriun brilant e human dok.Shaqir Shehu, i ndarë nga jeta.
Po ashtu doktor Ylber Vata ia kushtoi këtë vlerësim dhe qytetit të tij Kukësit, për sakrificën e bërë dhe bujarinë e treguar për vëllezërit kosovarë, duke qenë dhe kandidat për Çmimin “Nobel për Paqe”.
Doktor Ylber Vata është një personalitet, jo vetëm i Kukësit, por dhe në rrafshin kombëtar. Ai është dhe “Qytetar Nderi” , i Prizrenit prej dy vitesh, dhe një mjek i nderuar në Sanatorimun e Tiranës.
Humanizmi dhe profesionalizmi i tij, ka bërë që të jetë një ndër personalitetet më të spikatura të mjekësisë shqiptare, një burrë dhe mjek me vlera shoqërore, njerëzore e familjare , dhe nje model i drejtimit institucional.

















