Dje është nisur për një vizitë në televizionin publik grek ERT,kryetari i këshillit drejtues të RTSH-së Leka Bungo. Nuk dihet se me kë ka lënë takim apo çfarë axhende ka ndërtuar komediani Bungo,po sipas fjalëve që ka hedhur andej këtej,qëllimi i Bungos është të mësojë nga televizioni grek një përvojë që ia paska thënë dikush: si mund të mbyllet RTSH-ja nja 6 muaj dhe të hiqen gjithë punonjësit. Pastaj të merren të tjerë sipas kritereve Leka-iste.
Si pjesëtar i delegacionit të Bungos është edhe tipi “fletë hoteli”(tashmë nuk ka nevojë të kërkojë fletë se i merr vetë),ai që u përfshi në foton te Rogneri( tema e tij është
më vonë po sa për ta përmend si delegacion).
Jam i sigurt se kjo vizitë ka për të mbetur në historinë e ERT si ndodhia më qesharake dhe më diskretituese për RTSH-në. Ndoshta me humorin e matufit Bungo të estradës së Ballshit nuk do të kenë kohë për të humbur as drejtues të nivelit të tretë të ERT-së. Respekte!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)