NENES
Zemërbardha ime sa shumë je lodhur
Në netët pa gjumë për një dhimbje timen,
Në kohën kur kishe nevojë për tu ç’lodhur
Si fëmijë çapkën i filloja shqetësimet.
Shpirtmadhja ime, ti kam shtuar plagët
Duke më pritur pa vënë gjumë në sy,
Kur kthehesha nga shkolla ime e largët
Kur s’të thoja vonohem pas pune në kthim.
Fisnikemadhja ime me flokë të bardha
Mbuluar po më shami të bardhë,
Të bardha të ngelën dhe fjalët e arta
E bardhë dhe dashuria nënë-djalë.
Nënlokja ime tëtëdhjetvjeçare
Me ngrohtesinë e diellit e bukurinë e hënës,
Monumenti më gjigand që bota ka parë
Dashuria e madhe që buron prej zemrës.











