Me shumë dhimbje u mblodhëm sot, për t’i dhënë lamtumirën tezës sonë Emine. Lajmi i hidhur për vdekjen e saj, na tronditi dhe na pikëlloi thellë. Sot, jemi këtu për të shprehur dhimbjen tonë por edhe për të falënderuar për mirësinë dhe thjeshtësinë tende me të cilën pasurove këtë botë, të cilën e le shumë shpejt. Nuk e largove buzëqeshjen as në momentet më të vështira. Në orët e pasmesnatës hyra në shtëpinë tënde dhe u ula duke u përballë me lajmin e rëndë.
Ike nga kjo botë, për fat të keq, pa realizuar vizitën e përbashkët të hapësirës sonë perëndimore, ku kalove një kohë në vizitat studimore. “Mbetëm pa shkuar Lili”, ende fort më tingëllon në vesh dhe kjo do të më përsëritet tërë jetën. Nga ti, mësuan mjaft shumë: Përgjegjësi, durim, modesti, besnikëri, miqësi, falje…
Ishe mishërim i modestisë, ndershmërisë dhe humanizmit. Tërë jetën ia kushtove punës dhe puna jote pedagogjike, përmes së cilës shfaqe të gjitha virtytet e një ligjëruese cilësore, të përgjegjshëm dhe të përpiktë, që është shembull për të gjithë ne. Mbete simbol i shumë brezave të historianëve, ndërsa për ne, je një ikonë arsimi dhe atdhedashurie.
Jam fatlum që kisha një teze me besim pa rezervë, me ndjenjë për njerëzit, për drejtësi dhe ndershmëri. Mundohem ta ngushëllojë veten duke u shprehur i lumtur që të patëm. Faleminderit për vlerat që na keni rrënjosur. Ishe një person e cila me vepra dhe mendime çdo ditë ke dëshmuar cilësi jashtë serike. Buzëqeshja jote e ëmbël dhe e dashur, vështrimi yt i butë, na bënte të gjithëve të dukemi të lumtur pranë teje dhe të jemi të qetë. Pas kaq shumë vitesh të mrekullueshme që kaluam, gjatë të cilave me durim na dëgjoje, na inkurajoje, dhe na mbështetët pa rezervë, por erdhi momenti i papritur të bëjmë atë që nuk na lejove kurrë: të falënderojmë për gjithë mirësinë, forcën dhe frymëzimin që na ke dhënë.
Faleminderit që kur isha fëmijë më tregoje se çfarë do të thotë të jetosh jetën me plot zemër, me gëzim dhe lumturi. Të jesh vetvetja dhe të ecësh gjithmonë në rrugën tënde.
Fytyrën tende të qetë, zërin e thellë dhe sytë e tu të gjallë, gjysmë të fshehur nga korniza e syzeve, do ta ruajmë përgjithmonë në kujtesën tonë. Nisur nga sentenca se “vdekja nuk ekziston, sepse njerëzit vdesin vetëm kur të gjithë i harrojnë”, jetove dhe ike nga kjo botë e qetë dhe me dinjitet. Jeni të gdhendur thellë në shpirtrat dhe zemrat tona, aty do të qëndroni përgjithmonë. Pushimi në atë botë qoftë aq i qetë, sa jeta juaj njerëzore! Të dua pa fund!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)