Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë ka gjasa të ndodhet në rrethana të reja gjeopolitike jo edhe aq të favorshme për vendin. I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurtit me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel e ka cilësuar sfidues si kurrë më parë. Ky mund të shërbejë një paralajmërim rreth zvarritjes së përmbylljes së këtij procesi, për të cilën investimin më të madh e bënë Beogradi në pritje të ndonjë ndryshimi gjeopolitik që do t’i shkonte përshtati planeve të tij.
Në Francë fitues i zgjedhjeve doli Jean-Luc Mélenchon, i cili hapur ka dalë që Franca të tërhiqet nga NATO duke kundërshtuar edhe konceptin e një ushtrie të bashkuar evropiane. Në nëntor të viti 2018 vlerësoi se në 100 vjetorin e përfundimit të luftës së parë botërore janë trishtuar nga mungesa e respektit të popullit serb. Në ShBA presidenti aktual Jo Biden pësoi një rënie pas debatit me ish presidentin Donald Trump. E vetmja gjë pozitive është që kreun e diplomacisë evropiane Borel do ta zëvendësojë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas e cila ka një qëndrim të fortë ndaj Rusisë, një aleat i fuqishëm i Serbisë. Në rast të ardhjes në pushtet të Donald Trump në ShBA ka gjasa të ndryshojë pozicioni amerikan karshi procesit të dialogut me theks të veçantë edhe ndaj qeverisë aktuale. Kjo do të qonte në një përafrim më të madh të Kosovës me BE, nëse merret parasysh edhe paralajmërimin e Tramp për ndryshimin e qasjes në raport me Rusinë në rrethanat aktuale.
Rreziqet e krijimit të Asociacionit
Raundi i fundit i dialogut, ku palët insistonin në qëndrimet e tyre, nuk dhanë asnjë rezultat. Për më tepër kreu i qeveris së Kosovës këmbëngul në marrëveshjen e Ohrit gjë të cilën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq mundohet ta prolongojë sa më shumë të jetë e mundur, përmes kërkesave të vazhdueshme të tij. Palët në rrugëtimin e tyre drejt BE vazhdojnë të jenë të pabarabarta në procesin e dialogut që është një nga kushtet e integrimit. Kjo sepse derisa Kosova gjithë arsenalin politik e diplomatik e ka vënë në procesin e integrimit evropian, Serbia vazhdon ta santazhojë në planin diplomatik BE duke mbajtur një këmbë në Evropë tjetrën në Rusi. Siç kemi theksuar edhe më herët, qeveria e Kosovës është dashur të kushtëzojë dialogun me Serbin me harmonizimin e politikës së jashtme evropiane të kësaj të fundit. Kjo sepse pa dyshim që ka refleksionet e saj në procesin e dialogut, gjë që e kanë pohuar tash së fundi edhe ekspertë ndërkombëtarë.
Problemin më të madh sot mund ta parqesin marrëveshjet e parciale që do të mund ta dëmtonin vendin në shumë aspekte. Nëse Kosova formon Asociacionin, qoftë edhe si organizatë joqeveritare, në kushtet e kushtetutës së pandryshuar të Serbisë dhe pa njohjen eksplicite të Kosovës – kush garanton se Serbia në vend që ta njohë Kosovën nuk do ta fusë menjëherë këtë Asociacion si kategori kushtetuese të saj. Kush mund t’ia ndalojë parlamentit dhe qeverisë së Serbisë që nesër të legalizojë lidhje të veçanta me atë asociacion dhe të insistojë që këto lidhje të realizohen në përputhje me rendin juridik të saj dhe jo të Kosovës? Kjo do të hapte dualitetin e aspiratave kushtetuese-politike mbi asociacionin si subjekt politik brenda Kosovës, i cili eventualisht mund të bëhet një zonë e diskutueshme, ndoshta me mbikëqyrje dhe status të veçantë ndërkombëtar. Do të ishte një fitore e madhe për Beogradin në synimin e tij, për të kontrolluar sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës deri në një “largim” të miqve nga rajoni që supozon Serbia. Andaj vendi duhet të jetë i vëmendshëm dhe të mos lejojë pa një marrëveshje finale të lejojë formimin e asociacionit. Nuk duhet harruar emërimin e Ahtisarit në vitin 2005 nga ana e KS të OKB si të dërguar të saj, për bisedime me besimin se si një personaliet nga një vend neutral do ta gëzonte mbështetjen ruse. Por në momentin e fundit Moska u tërhoq ndërsa plani u miratua duke siguruar garancitë më të mëdha se ato që njihen ndërkombëtarisht për pakicën serbe, ndërsa Kosova nuk përfitoi asgjë përveç obligimeve të cilat mbesin të diskutueshme për palën serbe. Plani Ahtisari që diplomati finlandez e plasoi në vitin 2007, pas negociatave të dështuara, parashihte pavarësinë e mbikëqyrur të vendit. Edhe pse mbikëqyrja ishte hequr, tashmë paraqitet sërish një kusht tjetër ai për formimin e Asociacionit ku deri në realizimin e saj janë vendosur kufizime të mbështetjes financiare nga ana e BE. Mbetet e paqartë se cili do të ishte kërkesa e radhës edhe nëse do të miratohej Asociacioni. Andaj politik bërja e Kosovës pa dallime ngjyrimesh duhet të krijojë një platformë nacionale se deri ku duhet të jetë vija e kuqe. Ndryshe çështja e përmbylljes së pavarësisë do ta determinojnë rrethanat gjeopolitike të cilat edhe mund të mos jenë ta favorshme. Ilir Krasniqi