25 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Ilir Kalemaj: Përtej Besës!…

by News Albania
September 9, 2020
in Opinion
0
8
VIEWS
Share on Facebook

Shahini po e lë Ministrinë e Arsimit me një bilanc fatkeq. Mjaft të përmendim disa shifra si për shembull fakti që niveli i frekuentimit në para-shkollor është te vetëm 80 përqindshi. Të rriturit e grupmoshës 25-64 kanë përqindjen më të ulët në Europë të frekuentimit të arsimimit formal dhe jo-formal apo të trajnimeve të vazhdueshme me më pak se 1 përqind ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE-së është rreth 10 përqind sipas anketës së forcës së punës, ndërsa përsa i përket të nxënit gjatë gjthë jetës e kemi 9.2 përqind ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE-së është mbi 45 përqind. Kemi gjithashtu përqindjen më të ulët absolute në nivel përfitimi nga grantet e Horizon 2020 me një përqindje suksesi prej vetëm 7.8 përqind ndërkohë që mesatarja e vendeve që përfitojnë nga këto grante është mbi15 përqind, pra dyfishin tonë. Shpenzojmë për kërkimin shkencor vetëm 0.06 përqind të PBB-së, një nivel fare i papërfillshëm dhe ndër më të ulëtit në Europë, ndërkohë që inovacioni dhe kërkimi shkencor janë bazat e përshtatjes me ekonominë e dijes në të cilën jetojmë.

Për mos të folur mandej për digjitalizimin ende në fazat e para, mungesë financimi për zhvillim dhe inovacion edhe nga sektori privat, nivel penetrimi të internetit që na rendit të fundit në Europë gjithashtu, nivele shumë mediokre të know-how, probleme të theksuara të hasura me mësimin onlinë në shkollat dhe universitetet e vendit si pasojë e mungesës së investimeve ndërkohë që në kohë pandemie kjo është një conditio sine qua non etj. Gjithashtu testet e PISA që masin performancën e nxënies në arsimin parauniversitar në nivel botëror na tregojnë një gjendje fatkeqe të arsimit tonë ku mbi gjysma e 15-vjeçarëve performojnë në lexim dhe matematikë, duke na vënë në listën e  zezë të analfabetëve funksionalë,  e cila thellohet si problematikë po të marrim parasysh testet alla-Tur të cilët jo vetëm nuk nxisin leximin kritik por thellojnë konfuzionin dhe nxisin hallakatjen e nxënësve që ende në shekullin e 21 ju kërkohet të mësojnë përmendësh dhe të riprodhojnë pa menduar.

Ndërkohë që shembuj suksesi si Finlanda, ndonëse të renditur prej kohësh ndër top 3 vendet e para në testet e PISA-s dhe për nivelin e shkëlqyer të arsimit parauniversitar, janë ende në kërkim të parametrave të rinj të ekselencës dhe po eksperimentojnë me modele të reja të bashkimit të lëndëve, kurrikula të modernizuara dhe informacion të sintetizuar që përmisojnë akoma më tej leximin kritik, të kuptuarit analitik dhe aftësitë dhe kompetencat qysh në moshë të re. Gjithashtu kanë futur klasa të tilla si programimi apo të nxënit rreth Bashkimit Europian në mënyrë ndër-disiplinare qysh në klasat fillore, duke aftësuar nxënësit për një epokë digjitale, botë përherë dhe më të ndërlidhur, një ekonomi dije përherë dhe më sfiduese dhe ku mundësitë janë gjithnjë dhe më globale.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

Kush janë kryetarët e bashkive që rrezikojnë? “Ethet” e pritjes largohen nesër/ Ja lista paraprake, jo zyrtare

March 24, 2023
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Lezhë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Lezhë

March 24, 2023
Policia e Vlorës parandalon një atentat, arrestohet në flagrancë 29 vjeçari

Policia e Vlorës parandalon një atentat, arrestohet në flagrancë 29 vjeçari

March 24, 2023
Nga Adriana Kalaja: Llumzimsat në aksion me buxhet të zotit Kunat

Nga Adriana Kalaja: Llumzimsat në aksion me buxhet të zotit Kunat

March 24, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In