Ju jeni viktima të ideologjisë se Enver Hoxhês
Edi Rama dje në Parlament: “Ju që flisni me këtë gjuhe jeni shëmbulli për të ardhur keq i ideologjisë së Enver Hoxhes. Enver Hoxha është gjallë sot nëpërmjet jush. Nëpërmjet mënyrës si ju e kuptoni kundershtarin, po si Ai, përveç menyrës si e sulmoni kundershtarin po njësoj si Ai, me ndryshimin që ju nuk keni fuqinë qe kishte Ai, që në fund të fuste plumbin ose të fuste në burg, dhe kjo është nje fatkeqsi shumë e madhe. Partia e Enver Hoxhes shumë prej jush ju bëri si veten. Tek shumë prej jush futi komleksin e inferioritetit dhe përçmimit, por që kjo nuk është koha e Enver Hoxhes, dakort?! Nuk përballet kundershtari me këto lloj argumentash, janë argumenta që përdoreshin në atë kohë. Ju nuk jeni fajtorë për këtë se juve u lindet dhe u rritët në vatren e nje sekretari të partisë se Enver Hoxhes.
Jam plotësish 100 përqind dakort me ato që the dhe për chapachulët antikomunist të PD komuniste me në krye komunistin e damkosur. Si si spjegohet që ju Zoti Rama, jeni i rrethuar nga provincializmi komunist me Rilindjen tuaj dhe me katunarizmin administrativ ?!!
Fatos Nano, liberali dhe rrugaçi me i madh I demo(n)kracise ka lënë nje sentencë të arte: në Shqiperi nuk ka lufte politike, është lufte mes provincializmit katunaresk dhe mini-minorancës qytetare. Provincializmi-katunaresk është shumice dhe do fitojë. Kjo është Shqiperia.