Disa pyetje që duhet ti bëheshin Alizotit.
Mbrëmë në YouTube ndoqa një interviste të moderatores Grida Duma në emisionin Top Story, ku kishte të ftuar Tomorr Alizotin, si pinjoll I familjeve të “mëdha” dhe të persekutuara.
Në konceptin e lirisë dhe barazisë natyrore, që shkruhet po ashtu në kushtetutat e shoqërive moderne dhe demokratike, njeriu është i barabartë para zotit dhe ligjit, dhe as nuk vlersohet për origjinën familjare, dhe as nuk gjykohet, ndëshkohet për fajet, krimet apo gabimet e familjes.
Një ndarje e tillë është e tejkaluar kohe dhe është anakronike. Ka jetuar në shoqëritë mesjetare feudale-monarkike, totalitariste-diktatoriale dhe ende jeton në shoqërinë shqiptare. Tashmë në formë klanore-banditeske politiko-mediatike-kulturore si vazhduese e regjimit komunist dhe prostituimit politik-mediatik-kulturor. Vetëm çlirimi i energjive që vjen nga liria dhe vlerat individuale nëpëmjet hapësirave të garës dhe vlerave, sjell zhvillim politik-social-kulturor dhe instalon demokracinë. Shoqëria shqiptare, politika, media, kultura, sot jetojnë një sistem feudo-diktatorial në anarki. Njëfarë bordelli mastrubues .
Për sa i përket masakrimit të familjes Alizoti nga regjimi komunist unë e ndjej dhe hyn në krimet ç’njerzore. Të zhdukësh, masakrosh familje të tëra vetëm për shkak të një ideologjie kriminale, që koha e ka vërtetuar që ishtenantihumane dhe shkatërruese, jo vetëm me jetët njerëzore që eleminoi, por edhe me shkatërrimin që i bëri njeriut edhe atyre që mbeten gjallë. Ky krim nuk u ndëshkua, nuk u analizua pas viteve 90’ ashtu si gjithe historia e Shqipërisë. Kjo sepse shqiptarët ende jetojnë një shoqëri tribale që i bën mos të kenë asnjë mardhënie me të vërtetën me kombin dhe progressin në rrethanat e zhvillimeve historike, por janë shërbëtorë të feudit sundues duke himinizuar në mënyrë të fallsifikuar.
Nuk u bë ky ndëshkim dhe gjykim dhe analizë shkencore historike, sepse; ata që morën flamurin e antikomunizmit dhe u emëruan si të djathtë nga KQPPSH, ishin komunistë, njerëz të propogandës së regjimit si shërbëtorë të vijës parë së partisë me median dhe realizmin socialist, ishin spiunët e Sigurimit të Shtetit, ndër ta dhe të persekutuar që kishin ngrënë ‘lugën e çorbës” me regjimin, dhe u përdorën si fasadë demo(n)kratike. Ky ishte kontegjenti partisë së parë opozitare emëruar nga KQPPSH. Këto janë me emra dhe me detyra duke filluar që nga lideri i PD-së Sali Berisha, sekretari organizatës partisë për 25 vjet, pa hyrë në të tjera detaje, ku ka ngelur i vetmi komunist si në sjellje dhe ide dhe luftë klasash dhë përçarës, duke u kapur fort me thonjë pas parvazit të dritares në kat të tetë. Në këtë parti bën pjesë dhe zoti Alizoti, që i shkon poshtë ballkonit me bluzën “Free Berisha” shokut Sali.
Një arsye tjetër pse nuk u ndëshkua dhe nuk u gjykya dhe analizua seriozisht krimi në periudhën komuniste, ishte sepse; të persekutuarit që kishin mbetur, pas zhdukjes së kundërshtarëve me bindje dhe ideal patriotic kombëtar nacionalist, sidomos Klerit Katolik dhe disa iluministave intelektual, ata që kishin mbetur në 1990, ose ishin disa të lodhur prej vuajtjeve të gjata, dhe kjo krejtë normale, ose ishin të tjerë që kishin hyrë në burg për tjetër gjë dhe na dolën si “disidentë”politik, ose shumë syresh kishin ngrënë “lugën e çorbës” dhe po të flisnin i helmonte çorba. I gjithë ky aliazh u shkri me PD-në, për të përfituar poste, prona, biznese nga demo(n)kracia me statusin e të persekutuarit ashtu si para 1990 statusi familjeve të dëshmorit. Ketë kontigjent e përdori dhe shpërdoroi deri në inflacionim shoku Sali. Tashmë këta janë si “arrat që i gjuan kaqoli”, dhe kanë përfunduar që zihen me njëri-tjetrin për shokun Sali.
Dje kur dëgjoja Alizotin për shkuarjet e tij në Spaç me trasta ngarkuar dhe me takim mes hekurash, ku mezi takoje majat e gishtave me prindin, familjarin, e ndjeja nën lëkure dhe emocionohesha. Ato trasta dhe takime i kam provuar dhe vetë në adoleshencë dhe janë të tmerrshme. Jo për vujtjen fizike se sa për poshtrimin dehumanizimin që të bëhej nga autoriteti dhe më e keqja nga njerëzit. Dua të theksoj se vuajtejet e mija krahasuar me familjen Alizoti, janë Parajsë para Ferrit, me familjen Alizoti dhe shumë familjeve të tjera që vuajtën internimet, kampet, vrasjet e familjarëve të tyre si familja Alizoti dhe shume të tjerë. I kam kuptuar dhe i kuptoj këta, Ajo që nuk kuptoj, është se si këta shkelën mbi vuajtjet e tyre për përfitime në shumë raste të padrejta duke I shërbyer një padrejtësie të re në emër të një demo(n)kracie neokomuniste.
Alizoti, dje I ndau shqiptarët në raca të komunistëve dhe raca e “sërës së lartë” të nacionalistëve dhe antikomunistëve.
Tomorri, “mal i lartë”por “kodër e vogël” në gjykim dhe formim, megjithëse flet shumë për filozofinë dhe sociologjinë, por duket që nuk e kalon dot as bregun e parë si “studies”, duhet të ketë të qartë se ideologjia nuk është racë dhe raca nuk është ideologji. Fashismi u instaliua në Itali, por ka pasur dhe në vende te tjera përkrahës të fashizmit edhe në Shqipëri. A janë italinët dhe shqiptarët e njëjta racë?!
Alizoti, meqë përmend shumë filozofët e Revolution Francez edhe në këtë intervistë, duhet të dijë se ata që u ngritën të parët kundër Luigjit XVI che e çuan atë në gijotinë ishin bijt e borgjezisë që bënë vrasjen e atit. Po kështu revolucioni Amerikan i Pavarsisë. Edhe në Shqipëri, ata që u ngritën në fillim në 1990 nuk ishin konviktorët, e aq më pak shoku Sali, ishin bijtë e baballarëve të sistemit që kishin filluar vrasjen e atit dhe sigurisht ishin më të iluminuar nga hapësirat dhe mundësitë dhe rebeluan se ndjeheshin më të pafriksur, plus që kishin dhe më shumë informacion se çfarë po ndodh. Temë e gjatë kjo që as nuk është studiar dhe as analizuar, se vazhdojmë me tam-tam-tamet Liri-Demokraci pordhi plaku në mulli!
Pyetjet që munguan në këtë intervistë.
1.Zoti Alizoti, ju flisni për raporte vlerash dhe gare, a keni hyrë ju në PD me vlera dhe garë apo më emërim bigrafik bile dhe emërimi juaj në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, pa asnjë lloj studimi dhe eksperience si postier i Ambasadës ka qenë miqësor dhe biografik?
- Gjatë dy viteve të fundit të përçarjeve në PD pas deklarimit të Sali Berishës Non Grata nga SHBA, ju fillimisht ishit me grupin që përjashtojë Berishën, dmth Lul Bashën, Berishën “äntikomunist” që siç thoni shpesh, ju ka dhënë lirinë (edhe lirinë e pranoni që e keni peshqesh nga komunistët), u kthyet në një mbrojtës i flaktë i Berishës. I gjithë ky karosel i juaji, është një veprim politik principial – moral apa një veprim makiavalist për një mandat deputet liste?
3.Fejzi Bej Alizoti, është dërguar nga Porta e Lartë sëbashku me Abdyl Ypin për të shtypur rebelimin e Labërisë për Pavarësi në 1912 kordinuar me kryengritjet në veri. Fejzi Alizoti në 1920 përshendeti sulmin e Italisë në Vlorë the njihej si filio italian. Sëbashku me Mustafa Krujën Myfit Libohoven, Sami Bej Vrionin ndaluan delgatët për në Kongresin e Lushnjës ne 1920 dhe Ahmet Zogu si ministër i brëndëshëm i cilësoi tradhëtar. Sekretar i shtetit ministër i financave gjatë pushtimit italian si bashkëpunëtor i tyre. Si i djatht dhe nacionalist, si i gjykoni këto veprime dhe akte të Fejzi Alizotit sot në kontekstin e kohës kur ka vepruar dhe legacia historike si njeri me peshë në historinë shqiptare?
Ka dhe të tjera por kaq për sot.
Meqë Tomorri, përmend shumë filozofin gjerman Emanuel Kant po e citoj:
“ E gjithë njohuria jonë fillon me shqisat, vazhdon më pas me të kuptuarit dhe përfundon me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyeja. Dy gjëra e mbushin mendjen me admirim dhe frikë gjithnjë me të rejat në rritje, sa më shpesh dhe në mënyrë të qëndrueshme të reflektojmë mbi to: qiejt me yje mbi mua dhe ligji moral brënda meje.”