Nuk e fut dot Minaren në thes, me bluzën e babit “FREE BERISHA”
Argita studio më studio, sëbashku me taborin e partisë së babit, si trashëgimtare e pasurisë së grabitur të shqiptarëve me pozitën e babit, mundohen të justifikojnë vjedhjen dhe krimet që i kanë bërë shqiptarëve gjatë sundimit të babit.
Në lidhje me Klubin Sportiv Partizani, sillet vallja vërdallë, për të krijuar konfuzion dhe ta quajtur krimin Berisha, si i ndaluar politik i ndërgjegjes.
Nuk bëhet pyetja dhe nuk di pse dhe SPAK nuk ka hetuar:
- Prona e Klubit Partizani a ka qenë pronë e blerë pronarëve nga Jakomoni? Historia tironcëve të vjetër thotë PO.
- Mbas mbarimit të Luftës, pronat e Italisë, sigurisht kaluan në pronësi të shtetit.
- Përse nuk ka dokument sekuestrimi nga sekuestrimi shtetit komunist për pronarët e ketyre familjeve?
Prona e Klubit Partizani, grabitur nga familja Berisha me fuqinë e babit kryeministër, është pronë e shtetit shqiptar dhe duhet kthyer shtetit shqiptar.