Faleminderit Belinda Balluku, mirëseerdhe Blendi Gonxhja !
Sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste nisi organizimi politik për zgjedhjet e vitit 2025. Mesazhet e qarta të liderit Edi Rama, zgjedhja e strukturave drejtuese, Sekretariatit dhe Kryesisë, i paraprinë punës konkrete në çdo qelizë të partisë, nga selia qëndrore në çdo organizatë socialiste.
Ne socialistët e Matit jemi falenderues pa fund për punën gjigande, për bashkëpunimin e suksesshëm, ndihmën e dhënë nga ish drejtuesja politike e Qarkut Dibër znj. Belinda Balluku. Për disa vite, ne kryetarët e PS-së të katër bashkive, kryebashkiakët, asambletë socialiste, kryetarët e këshillave socialistë në NjA, delegatët e Kongresit, e gjithë antarësia punoi fort për realizimin e objektivave. Dhe rezultatet nuk munguan. Ne socialistët e Matit, nuk garojmë thjeshtë për të fituar, ne luftojmë shumë për ta thelluar rezultatin nga një raund zgjedhjesh në tjetrin. Ndaj, gjej rastin ta falenderoj publikisht zonjën Balluku për forcën, energjinë, guximin, idetë që Ajo dha gjatë drejtimit të PS-së në Qarkun tonë.
Sakaq i uroj mirëseardhjen drejtuesit të ri politik zotit Blendi Gonxhja, një figurë politike e rëndësishme në Partinë Socialiste. Prej muajit janar të këtij viti, ai mban postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Qeverinë Rama.
Gonxhja kujtohet nga të gjithë si një ndër protagonistët kryesorë të Lëvizjes Studentore dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare. Në vitin 1991, ai udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës.
Për disa vite ka mbajtur poste të rëndësishme në bashkinë e Tiranës, madje në vitin 2000 ishte nënkryetar i saj. Në vitin 1998, Blendi Gonxhja mbajti detyrën si Shef i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë drejtimit të kësaj drejtorie, shërbimet e transportit rrugor pësuan transformim epokal.
Matjanët nuk mund të harrojnë ndërtimin dhe funksionimin e këtij shërbimi shumë të rëndësishëm edhe në qytetin e Burrelit.