“Koço Gliozheni” në duart e krimineles !
Kam vite që flas për ketë instucion, kam ulëritur shpesh, por rrallë shumë rrallë për individët që janë brenda atij vendi ku supozohet të shpëtojnë jetë. Në realitet më shumë marrin jetë, mohojnë jetë.
Në fakt, përpara që të mendojmë që shpëtojnë jetë, duhet të dimë nga vijnë, kush janë, çfarë javë dhe sesi arrijnë të marrin peng atë godinë, ose të gjitha godinat.
Siç dihet se në gjithë botën bëhet betimi i Hipokratit, që do jetë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të së drejtës.
Kurse në Shqipërinë tonë të përdhunuar, nuk ndodh e njejta. Për fat të keq, vendin tonë e përdhunon shteti, dhe vijon pastaj në radhë. Sipas meje, (ashtu siç edhe jam shprehur në një nder daljet e mia televizive) kam thënë:
Janë tre shtyllat kryesore që mbajnë një shtet në këmbë:
1- Rendi,
2-Arsimi,
3-Shëndësia.
Fatkeqësisht të tri këto shtylla nuk janë, ose janë vetëm si ekzistencë dhe se janë të përdhunuar nga pushteti-pushtetet!
Në Shqipërinë tonë drejtora vihen në të shumtën e rastëve njerëz të lidhur me pushtetin, pastaj, nga forca e pushtetit kalon në gradën më të lartë, mbi pushtetin; dhe bëhet më kriminel/e sesa vet pushteti që e vuri aty.
Por le të ndalemi pak për të kthjelluar këto kriminelet se çfarë thotë Betimi i Hipokratit:
Betimi i Hipokratit:
Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit.
Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur.
Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet.
Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe.
Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet.
Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë.
Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi.
Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore.
Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute.
As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit.
Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.
Në vijimësi, pyes; a është zbatuar dhe respektuar ky betim?!
Fatkeqësisht për kaq sa njoh unë, mund të them me sinqeritet se vetëm 15-20% e bluzave të bardha e kanë mbajtur. Kurse pjesa tjetër bëjnë pjesë te kriminelat! E kjo jo vetëm në bazë të këtij shkrimi, por edhe të denoncimëve të shumë qytetareve siç janë bërë publike në ekrane televizive.
Sepse, të betohesh në nder dhe të “presësh” faturën sesa do ke xhepi janë dy “medalje “ të kundërta me betimin.
Gjithashtu, në një tjetër dalje televizive kam thënë:
-Disa bluza të bardha në vend që të bënin betimin e Hipokratit, kanë bërë betimin e Hipokritit!
Le të ndalemi pak mes Hipokratit dhe Hipokratit:
Betimi i Hipokratit respekton bluzën e bardhë, kurse betimi i Hipokritit “respekton” kush i mbush xhepin.
Në rrugët ”private “ kam folur shpesh për bluzat e bardha me shpirtra të zinj, por nuk është marr instucioni me fjalën time të drejtë.
Dhe e dini pse?! Sepse këta janë brekë e b*thë bashkë.
Pastaj, edhe unë nuk e kam gërryer më ketë pjesë. Para ca kohësh një Deputetje i çova një material denoncimi, po as ajo nuk e botoj. E natyrisht heshta edhe unë.
Po si mund të vijoj të hesht kur po këta drejtorllekat në fakt kriminelllekat të shantazhojnë për një mesazh me fjalë që do më çonte në Gjyq?!
Ah, ketu Hamdi Skeja nuk të fal, nuk kam falur askënd deri tani. Sepse mes shkallës së Hipokritit dhe dinjitetit, kjo e dyta është më e lartë,(për mua) më saktësisht ketë të dytën ma mbjelli në tru babai im (ndjesë pastë) e që ato kohë e deri sot vazhdoj ta mbaj të pastër, si një orkide që mbahet te komodina e krevatit!
Po lë të vijmë në hyrje të përfundimit:
Per t’ju treguar se përse vendosa ta bëj publike, (se unë kam edhe raste të tjera që i mbaj brenda vetes) natyrisht, në respektim të ndonjë mikje apo miku.
Në profilin e Ministres së shëndetësisë ishte Anika Dokle, ku lexova një mjaltëzim të madh, e mes atij mjalëzimi (natyrisht për show) shkruajta një koment si më poshtë:
-Më vjen keq Gerta, po nuk ndaj të njejtin mendim. (Nuk po e zgjas) po nese vërtetë doni të ringjallet materniteti “Koço Gliozheni” hiqni ketë se e ka bërë baltë!
Pas gjithë atij mjaltëzimit, si nga teksti, por edhe komentues, Anika, vajza e Namik Dokles, më shkruan në privat.
Nuk po zgjatem shumë me komentet, por përgjithësisht thuhej:
Që do më çonte në gjyq për ketë koment!
U bëftë pushka top pas këtij mesazhi, Anika!
Po çfarë përballje kam me këtë kriminelen?!
Përpara që t’ju tregoj ju që më ndiqni prej vitesh e dini se kam luftuar me mish e shpirt, me forcë e pa forcë, me thonjë për të vërtetën. Vetëm të vërtetën. Dhe se nuk më ka plasur për asnjë kriminel/e pushteti! E natyrisht, do vazhdoj me karakterin tim të palyer, të papërlyer me ngjyra llumi, të palëkundur, dhe të pashok ti bie daulles që edhe pse buçet fort, shpesh nuk dëgjojnë veshët e shurdhër!
-Në 2018-n bashkëshortja ime ishte shtatzënë dhe prisnim dy bebe. Në Shqipërinë tonë që na e përdhunojnë çdo pushtet, çdo politikan dhe çdo instucion, isha lodhur me shtetin dhe e ndiqja në një spital tjetër, natyrisht me pagesa të larta, por nuk kisha rrugë tjetër dhe u drejtova spitalit Amerikan, spital që edhe ai udhëhiqet nga një tjetër kriminel!
Dy muaj përpara lindjes bashkëshortja ime sëmurët, dhe kur e çova për kontroll mësova se vuante nga anemia e ulët.
Madje rrezikonte edhe jetën, ato kohë bashkëshortja ime ishte e paralizuar dhe shpesh nuk mbante mend asgjë!
Pasi i bëra eko-n doktori (ndjesë qe nuk i mbaj mend emrin) u dorëzua duke u frikësuar për gjendjen e rëndë të bashkëshortes sime!
Në fjalë e sipër u acarova keq me të, duke e sharë me gjithë spital dhe u largova.
Të nesërmen, kontaktova me një mikeshë dhe ajo më sugjeroi Aniken, por mes sugjerimit më tha: “është e pangopur” me lekë.
Zonjushë ja ktheva, shoqes, po e kerkoj për në shtet, jo në privat.
Ajo qeshi dhe më tha; do më kujtosh!
Lamë takim në spital me Aniken e mjalëzuar nga pushtetet dhe nga shumë njerëz, dhe u takuam.
Në fillim m’u duk si një mendjemadhe, pse mos të them, një arrogancë deri në lartësinë e delirit.
Nejse, e vizitoj dhe i thashë, në fund do të flasim bashkë. (Me nënkuptimin e pagesës) se mos thotë dikush që nuk ka paguar doktor e deri te pasteueset!
Pas një jave më lë takimin e radhës shkoj, por më nxorri nga dhoma në të qindin e sekondave, me një sjellje arrogante, dhe sikur spitali ishte i saj, jo ai spital që mbahet me taksat e Shqiptarëve!
Nëper korridor vazhdova sharjet, nga më të ndryshmet!
Ika, atë natë fola me një mik, është nga ato bluzat e bardha që njohin dhe respektojnë betimin e Hipokratit.
Ai më sugjeroi një tjetër doktor, por në të njejtin Maternitet ( Koço Gliozheni) . Fola me të në Celular, ishte një doktor me origjinë nga Dibra, me inicialet (N.H) nuk po ja publikoj emrin dhe mbiemrin (dhe për ketë duhet t’ma di për nder) shkova bashkë me bashkëshorten e cila ecte me karrocë, nuk qendronte dot në këmbë, më patën thënë se është goxha i mirë.
Kur po bëhej gati për ti bërë vizitën, futet kjo kriminelja dhe e urdhëron që mos ta bënte vizitën, duke më thënë, merre gruan dhe dil jashtë.
Për një moment mendoja të përdorja dhunën fizike, por u ndala, pasi nuk kisha njeri tjetër për t’u marr me bashkëshorten se unë do përfundoja në komisariat.
(Unë e pata mbyllur ketë histori kriminelesh me bluzë paqeje) por nuk të lënë as ta mbyllësh.
Sepse pula sado që ta lidhesh prap do shkoj te mti për të ngrënë, vetëm se në ketë rast, po ha mtin që ka bërë vet.
Që të kuptohemi, nuk po shkruaj ngaqë jam larg. E kjo largësi më kujton një citat ku thuhet:
“Më gjej një politikan të ndershëm, të të gjej një prostitutë të virgjër “.
Edhe pasi më detyruan të largoj familjen nga Shqipëria, edhe pasi më mohuan gjithçka, kanceri i komunizmit vazhdon edhe në distancë.
Kështu që, jam gati si asnjëherë më parë.
E ky “presioni “ që do të çoj në gjyq, nuk është hera e parë.
Gjithsesi, unë pata nga një telefonatë me dy avokatet e mi, kurse një mik avokat, u ofrua falas, e natyrisht edhe dy të parët, kështu që tu bëftë pushka Top Anika Dokle! Duhet të ta them, unë nuk e kam rruar për të gjithë pushtetin, aq më tepër për ty!
Si mbyllje:
Derisa vazhdojmë të heshtim, këta do t’na vrasin në çdo mënyrë!
Unë e kam bërë zgjedhjen time, të mos hesht!
Sepse shëndetësia është në duart e kriminelave!
Hamdi Skeja!