Jepini Luizes tani atë qe i takon! E kam fjalën për talenten e sportit Luiza Gegën. Dhe pse kanë kaluar ditë nga suksesi që ajo “korri” me kanë ngelur në analizën time disa mendime të pathëna!
Besoj se i mori te gjitha vleresimet, levdatat, himnizimet dhe mirenjohjet, per ate qe eshte dhe ate qe beri. Ceremonia kryeministërore ishte e bujshme, por eshtë pak të thuash e merituar. U fol e stërfol ato ditë nga shumë analiste e opioniste te sportit dhe jo vetem se kjo ceremoni dhe ky sukses i Luizes u perdor me së shumti për reklamacion gjeveritar. Nuk kam qene e nuk jam kundër edhe atyre kendeveshtrimeve! Gjithsesi ajo meritonte pritje zyrtare pertej qëllimit të organizatoreve qeveritar.
Luiza Gega Madheshtore!
Frymezuese!
Model i punes dhe kembenguljes!
Luiza e ngriti me shume se kushdo tjeter flamurin tone dhe na beri krenar, pa asnje dyshim. Po! Ajo na ngrohu zemrat me suksesin e saj!
Tani une them qe ky vend i detyrohet Luizes edhe nje “honorar” te vogel per kete nder
Nje dite ajo do e mbyll ciklin sportiv! Kjo eshte djalektika! Ajo nje dite nuk do te vrapoj më. Jepini asaj nje honorar qe i takon. Po po ja jepni 200 milon leke.. Jane mundesite. Mjafton të frenohet ndonje korrupsion te “vogel” tenderash dhe Luiza merr ate qe i takon.
E di se do te thoni :
S’kane rendesi parate perpara lavdise, nderit, kombit dhe flamurit. Nese keshtu me gjykoni e keni gabim! Ajo e meriton shperblimin sepse meritoi suksesin! E meriton madje shume! Perseri konfirmoi suksesin me testin e dopingut. Ajo doli e paster si suksesi i merituar!