Trashegimia:
Pak fjale per kostumin e nuses mirditore!…
Viktor GJIKOLAJ shkruan:
Kostumi i nuses ne Mirdite tradicionalisht eshte perdor vetem gjate nuserimit te saj, pra ne ceremonialin e dasmes. Ka patur nje perkujdesje te eperme per ta “godit” sa me bukur e ne hamoni me te gjithe elementet. Kur hapej arka e nuses aty oda mbushej me ere ftoi dhe ere molle duke sjellur nje atmosfere te bukur e te kendshme.
Poetikisht “Perendia e dasmes” eshte nusja, por jo te gjitha shkelqejne me bukurine e tyre. Ka nje stileme popullore: Vesha kopilesha! Ka ekzistuar prej shekujsh perkujdesja per diten e dasmes. Nje kenge e folkut thote: Bukur qenke bojatis…Tjeter eshte skena dhe veprat e imazhit, qe kane domosdonë e grimit e te kurimit maksimal. Kemi te bejme me nje realitet artistik. Vajzat mirditore jane te bukura dhe e duan te bukuren. Koha ecen e njeriu ecen me kohen. Po e mbyll kete koment me nje distik nga krijimtaria ime:
Nuk kam pak me t’pa me sy
Jo me ra e me u çue me ty!…
(Foto nga veprimtaria e Ansamblit Mirdita Dajti n’Fest 2017. Ne rolin e nuses studente Ina Bala)














