14 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Nga Gjergj Marku: Me “Mandelën e Mirditës”…

by News Albania
13/12/2020
in Sociale
0
67
VIEWS
Share on Facebook

focus:

Me “Mandelen e Mirdites’, qe Urtine e sherbimit ndaj vendlindjes edhe ne kriza te forta kombetare, nuk e humbi asnjehere deri ne fryme te fundit, pa marre kurrfare benificesh per vete dhe as familjen e femijet e tij!…

(Gjon Mark Ndoj, emblema e vuajtjes njerëzore

Pasaporta:
Lindur në Orosh, Mirditë 1928.
Shkollën fillore e kreu në konviktin e Oroshit, më pas vijon liceun françeskan “Iliricum” në Shkodër.
Mësues në Rrëshe., Arrestohet me 14 qershor 1946. Dënohet dhe vuan burgun për 17 vite, nga këta 10 vite në burgun e Burrelit.
Burgu nuk ia përkul ashtin e krijimtarisë. Shkruan poezi, novela, tregime. Gjithashtu dhe tri drama me dy akte, kushtuar Mujo Ulqinakut. Historia e Diplomacisë (frëngjisht) dhe Historia e Europës Moderne (pjesë kryesore), janë dy punime të gjykuara në burg nga njerëz të njohur të letrave, si: P. Meshkalla, A. Pipa, K.Kokoshi, Ëngjëll e Kel Çoba, Gac Çuni, etj. Të gjitha këto punime mbetën ose iu sekuestruan në burgun e Burrelit.
Bashkëautor në librin “Mirdita” (artikuj e studime) dhe “Konkakt Poetik” 1998
Botime të tij: “Kardinal Ahuni”, “Ndëshkimi i Pafajësisë”, “Davida e Kulakut” (tregime e novela); “Luftëtarë mirditas të lirisë”.
Në dorëshkrim një ditar i mbajtur në vitin 1981 për ngjarjet në Shqipëri e Kosovë ato vite.
Prej vitit 1901 drejtues i Shoqatës të të persekutuarve politikë, dega Mirditë.
Ka qenë gjithnjë anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj shoqate dhe personi që ka kundërshtuar me forcë përçarjen e kësaj shoqate.
Vdiq duke shkruar, atë ditë që iu botua dhe libri i tij në formën e memuarit “S’mujta me e ndal kohën” (kujtime nga burgu)
……
Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ikte ashtu papritur. Ndonëse qe 78 vjeç, ai kishte kaluar 17 vite në burgun politik më famëkeq atë të Burrelit e vende të tjera dhe ishte arrestuar në moshë fare të re, ku fotoja shoqëruese e këtij shkrimi, e tregon vetëm një javë para se t’i viheshin prangat dhe falë këtij salvimi të pashoq, postburgu i kishte falur dhe mundimin tjetër njerëzor, kërrusjen dhe po pak vite më vonë (2001), duke marrë shtypin e përditshëm një ditë të acartë dimri, rrëzohet dhe paralizohet në shtrat për 5 vite, por sërish shpirti i tij stoik, nuk e linte rehat të shkruante papushim. Jetimin njëvjeçar, kur e la i ati, duket se e ndoqi fati i keq dhe stërmundimi si prej Jezu Krishti me gurët e Sizifit në shpinën e kërrusur tërë jetën e tij, deri në ditën e vdekjes.
Më është dhënë rasti ta intervistoj për televizionin lokal para disa viteve në shtratin e ndenjes së përditshme, ndërsa kisha parë si askund një shpirt qëndrese të paimagjinuar. Kishte thyerje në mes, kocka kurrë nuk iu ngjit, por kurrë nuk ankohej. Gjëja më e shumtë që kërkonte, ishte që njerëzit e letrave t’i shkonin sa më shpesh aty tek krevati ku rrinte shtrirë. Kënaqej kur shkonim grup shokësh dhe kur e sajdisnim me ndonjë numër të ri të gazetës lokale apo librat e rinj të autorëve vendas. Interesohej për çdo libër të ri që dilte. Lexonte ditë-natë, sepse ai njeri shumë pak flinte. Dhimbja nuk e linte dhe “melhelmin” shpëtues e gjente tek libri, të shkruarit e papushim. Kishte prodhuar disa libra, madje edhe kur qe i shtrirë në krevat. Poshtë krevatit mbante valixhe të tëra me dorëshkrime. Një shkrim kaq i imtë, në radhë kaq të ngushtuara, një ves i kohës së burgut kur një fletë vlente sa një fletore për krijimtarinë e tij në tregime, novela e poezi, etj.
Libri i fundit ishte i tipit memuar, me kujtime nga burgu. Miqte e mij, ndër të tjera, më kishte lënë detyrën që t’i bëja kopertinën dhe kjo ishte dëshira e tij. Libri u shtyp në shtypshkronjën GEER në Tiranë. Një pasdite biseduam me të tek krevati i tij, ashtu i shtrirë. M’u bë se ishte më mirë, ndonëse fizionominë e fytyrës dhe atë të shtatit të tij e përcaktonte vetëm kocka dhe lëkura, qëkurse ishte në burg dhe kur doli prej andej. I thashë: -“Qenke më mirë”! Po,- më tha, megjithëse nuk deshi të tregonte se kishte një dhimbje të madhe në mushkëri. Pas 78 vitesh sakrifica, mundimi në qelitë e errëta me lagështi, me myk e të lerosura në burg, me sa dukej kishte ardhur koha e mykozimit të plotë të mushkërive dhe ato po e linin tashmë. Ndonëse e kishte dërguar librin për botim, vazhdonte të shkruante papushim, ditë-natë, me sa duket e parandjente këtë. Pas bisedës së parë, ramë dakord për kopertinën: donte foton e bërë një javë para se të burgosej. Ka qenë vetëm 18 vjeç. Ndërsa në anën e pasme, një foto që ia kisha bërë duke shkruar po këtë libër në krevat.
Të nesërmen isha tek shtypshkronja për të gjetur disa variante të kopertinës. Fillimisht menduam një ngjyrë blu dhe portretin e plotë, më pastaj e kthyem në kafe dhe me një portret që vinte në sfond. Gjithçka që kujtonte rininë, burgun, dhimbjen njerëzore dhe perifrazimin që sillte në kujtesë vetë titulli i librit: “S’mujta me e ndal kohën”…
Pasi ia solla bocën në mbrëmje tek koka e krevatit, qe i kënaqur me variantin, ndërsa meraku më hante për një speciale televizive në TV A1, gjë që ma kishin rekomanduar dhe të redaksisë së informacionit. Kur ia thashë këtë tregoi gatishmëri. Do të filmoja dhe tek burgu i Burrelit, Spaçit a gjetkë, ndërsa për herë të parë provoi para syve të mi të ngrihej në paterica, duke më dhënë fjalën se sapo të shtyhej dhe ca pranvera, do të dilte në një lëndinë aty afër për të biseduar shkoqur rreth historisë së tij. Donte liri ai shpirt i salvuar dhe intervista në krevat, do të ishte si në një burg. Eci ca metra ashtu ngadalë me çapitje, por u ankua nga mushkëria…
Ndërsa mendonim një promovim dinjitoz të këtij libri me historinë dramatike të një njeriu si ai, krejt papritur ra lajmi se Gjon Mark Ndoj kishte vdekur. Krejt ashtu papritur dhe në heshtje, si i heshtur që ishte ai. I heshtur kur e la i ati jetim, kur e burgosën, kur e nxorën nga burgu dhe kreu punë të rëndomta, kur e survejonin, kur erdhi demokracia dhe urrejtja nuk i lexohej askund këtij martiri të gjymtuar nga pesha e vuajtjes e as kur për tetë vite pushteti socialist ia hoqi nga puna një e nga një fëmijët e çfarë kishte në rrethin e vet, por edhe pas 3 korrikut kur pushteti demokrat as që u interesua për fatin e tij dhe të familjes dhe ai iku ashtu në heshtje pa trazuar njeri.
Por iku pikërisht atë ditë që kishte dalë libri i tij: “S’mujta me e ndal kohën”. I miri botues Gjon Jaku, ia solli librin pikërisht në ditën e varrimit. Janë 350 fletë libri të shkruara në gegërisht, dëshmi autentike të një të vuajturi politik, që na e la i heshturi Lalë Gjoni, siç ishte mësuar ta thërriste gjithë Mirdita, janë 350 fletë akuza për një regjim të përbindshëm, por dhe një përmendore sfide të një orakulli të pazakontë lirie si ai.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Në Dropull ku bashkëjetesa ndëretnike shkëlqen si askund tjetër në Ballkanin Perëndimor

14/02/2026
U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

U ekstradua dje nga Belgjika, GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt

13/02/2026
Misteret rreth vdekjes së Epstein, mjeku ngre dyshime: Nuk jam i bindur për autopsinë, kishte tre…

Misteret rreth vdekjes së Epstein, mjeku ngre dyshime: Nuk jam i bindur për autopsinë, kishte tre…

13/02/2026
Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

Debatet e para mes Selin dhe Mirit: Fitohet me pak fytyrë, je kurdisur, kafen në Myslym Shyr do e pimë…

13/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In