Festival-arkiv:
Me LEFTERIN e Bregut, “fosfor” i kenges labe!…
(Lefter Çipa, ky autor i mijëra këngëve e poezive, që mes shumë çmimeve të tjera mbante dhe çmimin “Nder i Kombit”, ka folur e do t’u flasë edhe brezave të ardhshëm me gojën e polifonisë së Bregut, ku Piluri i tij rri si rrufepritës para detit të stuhishëm apo si verandë soditëse para detit dashuror.
Kur e takova ne Sarande para disa viteve pata shenuar “Mjafton pak minuta me ndejt me te, per te kuptuar permasen e nje poeti margaritar te paperseritshem. Me ka rene ta takoj edhe para shume kohesh ne Tirane me sivllain e tij malesor, Gjoke Becin, kur ishte ne te gjalle te tij. Te dy, njeri ne Jug e tjetri ne Veri, ishin dy shtyllat e bilonjta te kanges burimore shqipe.
Lefteri ishte ne moshe te thyer e Gjoka jone nuk jetonte me, por ama ka mbetur ne kufinjte e idilizmit te jashtezakonshem menyra sesi ata “konkuronin” me vargjet perla te kanges popullore, aq sa u kriju nje simbioze perfekte e korifenjve te kenges Labe dhe asaj Mirditase ne Shqipni te Eperme.
Ky konkurim etik, profesional, miqesor, mbeshtetur ne vlera te larta humaniteti, solli ato perla te laberishtes dhe mirditase sa jane vlere e trashegimise sone kombetare per sot e mot.
Te dy, si Gjoka i Veriut dhe Lefteri i Jugut, vazhdojne te mbeten burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm, jo vetem te muzikes popullore por asaj moderne shqiptare dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të tyre.
Ҫipen e konsiderojne shumështresor, ashtu si kënga polifonike e popullit që Ai e donte aq shumë. Se te shtresat dhe përbërësit strukturorë të kësaj tradite, ai gjente larminë kulturore të njerëzve dhe të botës, shprehet V. Tole, se këtë larmi nuk mund ta perceptosh dot e veҫ e veҫ përmes fjalës, tingullit ose lëvizjes, as si individ i shkëputur, por vetëm si artist, pjesë e grupit e së tërës. Prandaj ne mahnitemi nga këngët e Pilurit, të Labërisë, Toskërisë e Ҫamërisë, se aty individualja polifonike e zërave të veçantë dhe kori kolektiv i isos, pleksen si dikur në tinguj, fjalë e lëvizje të pafundme. Hyjnë e dalin tek njeri-tjetri. Dhe çuditërisht dirigjenti i kësaj magjie nuk shfaqet. Ai qëndron në hije si mjeshtri ynë Ҫipa, artisti që i “gatuan” me frymë krijimi të gjitha këto, e që kryesisht përmes fjalës na thotë të vërtetat e Tij të mëdha e të thjeshta, shpeshherë me një gotë raki ose verë përpara: për Shqipërinë, botën, Himarën, Naimin, dëshmorët, dashurinë, familjen, Bejken e bardhë dhe vdekjen e zezë, valën e detit e plisin e tokës, të djeshmen, të sotmen e të ardhmen e saj.
Pashe qe ne nderim te tij i biri gazetar i talentuar Aleksander Cipa, ka nxitur e frymezuar Festivalin e “Neteve te Bejkes se Bardhe”,dhe kjo eshte nje mrekulli. Ndaj ne nderim te tij desha te rrjeshtoj keto rradhe perkujtimi per “fosforin” e kenges labe)