14 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Genc Pollo: Një shkollë austriake për Shqipëtinë ( në 15 vjetorin e themelimit)

by News Albania
November 7, 2022
in Kulturë
0
Nga Genc Pollo: Një shkollë austriake për Shqipëtinë ( në 15 vjetorin e themelimit)
44
VIEWS
Share on Facebook

Një shkollë austriake për Shqipërinë
(në 15 vjetorin e themelimit)

Shkolla austriake Peter Mahringer në Shkodër festoi javën e shkuar 15-vjetorin e themelimt të saj. Ceremoninë përkujtimore në sallën sportive të shkollës e përshëndeti, krahas përfaqësuesve të ministrisë së arsimit e të bashkisë, edhe ministri austriak i arsimit Martin Polaschek. Ky i fundit kishte ardhur enkas për përvjetorin në krye të një delegacioni të madh. Si ministër arsimi, i cili bashkë me palën austriake në v. 2005-2007 konceptoi e themeloi këtë shkollë të veçantë, po shkruaj disa rradhë për të kujtuar e shpjeguar.

Zanafilla interesante e një shkolle

Qeveria Berisha sapo ishte betuar në shtator 2005 dhe vizitën e parë ndërkombëtare e pati nga znj. Elisabeth Gehrer, ministre e arsimit të Austrisë. Ajo, një mike e hershme e jona, ishte e angazhuar prej vitesh në Shqipëri me veprimtari humanitare. Tashmë, si ministre, kishte plane për zgjerimin e mbështetjes austriake në arsim me fokus kryesisht në arsimin profesional. Mbas takimit zyrtar me mua në Tiranë dhe në përfundim të vizitës së përbashkët në Shkodër qëndruam për darkë në restorantin Legjenda në dalje të qytetit, aty ku Drini derdhet në Bunë. “Po sikur të hapim një shkollë austriake në Shkodër?” më thotë znj Gehrer me gotën me verë në dorë dikur nga fundi i darkës ende pa ardhur ëmbëlsira.
Gjatë dy viteve në vijim administratat e ministrisë së arsimit shqiptare dhe austriake si dhe të tjera organe shtetërore punuan me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë e të motivuar nga një vullnet pozitiv. Kapërcimi i vështirësive, përfshi edhe sfida komplekse për kohën si furnizimi me ujë e korrent, ndodhi në kohë rekord. Trualli i shkollës u ofrua me bujari nga Urdhëri Franceskan me përkrahjen e plotë të provincialit At Ndue Gashi dhe të At Zef Pllumit. Shkolla zuri gati treçerekun e Kuvendit të tyre në lagjen Arra e Madhe.
Një episod kurioz nga franceskanët: dikush, ende i traumatizuar nga ateizmi komunist, kundërshtoi që shteti shqiptar të kishte pjesëmarrje në këtë shkollë (siç parashihej nga marrëveshja dypalëshe standarte) sepse në rast rikthimi të komunizmit do të konfiskohej shkolla si kishat e manastiret në v. 1967. Kjo pikëpamje u duk jo e arsyeshme dhe nuk u mor parasysh nga Urdhëri. Nuk është rasti të shtjellojmë këtu nëse kundërshtimi i vetmuar i një frati mund të kishte patur elemente profetikë.
Një tjetër episod kurioz nga austriakët: meqë zgjedhjet parlamentare të tetorit 2006 nxorën fitues socialdemokratët, qeveria e zonjës Gehrer me kancelar z. Wolfgang Schuessel, të dy ishin të Partisë Popullore të qendrës së djathtë, i transferuan fondet ende të pashpenzuara të shkollës në një llogari speciale prej nga nuk mund t’u ndryshohej destinacioni. Megjithatë druajtja e tyre se mos qeveria vijuese nuk do e mbështeste projektin e Shkodrës fatmirësisht rezultoi e pavend. Shkolla përfundoi dhe u inaugurua në kohën e kancelarit socialdemokrat Gusenbauer. Ajo u emërtua Peter Mahringer në përkujtim të një funksionari të lartë që ishte i përkushtuar për angazhimin austriak në Shqipëri.

Mbi vetë shkollën Peter Mahringer

Austria kishte “shkolla jashtë vendit” (Auslandsschulen) në gjashtë shtete të huaja. Shkolla e Shkodrës është e shtata si dhe e para në Ballkan po të mos llogarisim Kolegjin Shën Gjergji në Stamboll, të themeluar në shek. 19. Me kërkesën tonë ajo mori profilin e një shkolle profesionale të teknologjisë së informacionit; ndryshe nga gjashtë shkollat e tjera me profil gjimnazial.
Shkolla ka 480 nxënës (40% vajza) të cilët marrin mësim nga 50 mësues austriakë e shqiptarë. Shteti ynë kontribuon me bursa studimi për afro një të tretën e nxënësve. Diplomat e lëshuara nga kjo shkollë njihen si shqiptare por edhe austriake. Nga kjo e fundit ato njihen automatikisht si të vefshme në të tërë Bashkimin Europian. Kompetencat bërthamë që formohen aty janë teknika kompjuterike e mediave dhe e rrjeteve. Në një vlerësim mbarëaustriak të shkollave, siç njoftoi në fjalimin e tij ministri Polaschek, shkolla e Shkodrës ishte ndër vetëm tetë shkolla austriake të certifikuara cilësisht. Maturantët e kësaj shkolle më së shumti vazhdojnë studimet universitare në Austri e thithen menjëherë nga tregu i punës austro-europian.
Sot ky element përfshihet në kontekstin e përgjithshëm të hemoragjisë migratore në Shqipëri dhe shihet me trishtim. Në vitin jo dhe aq të largët 2007 kishim një tjetër situatë demografike dhe ky element shihej si pozitiv. E megjithatë kjo shkollë, e vetmja shkollë e huaj në Shqipëri pas liceut francez të Korçës, është një vatër dije e profesionalizmi si dhe një urë lidhëse mes Shqipërisë, Austrisë dhe Europës.
Në këtë përvjetor është rasti per t’i thënë Austrisë faleminderit dhe Dankeschön!

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
07 nëntor 2022

Në foto: GENC POLLO

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Gazetari Ilir Krasniqi ka sot ditëlindjen/ Unioni Gazetarëve Shqiptarë dhe Newsalbania.al e uron, dhe 100!

June 14, 2025

Peqin: Humb jetën tragjikisht 6-vjeçari Elio Aliu, pak ditë pasi prindërit e regjistruan për klasën e parë

June 14, 2025

A do e verifikojë SPAK-u burimin real të pasurisë së deputetit socialist Arkend Balla?!

June 13, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

June 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In