11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Genc Çaushi: Prangosja e ish-Drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi si “kapak i hapur” i vjedhjeve publike

by News Albania
October 9, 2021
in Opinion
0
Nga Genc Çaushi: Prangosja e ish-Drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi si “kapak i hapur” i vjedhjeve publike
297
VIEWS
Share on Facebook

Që drejtuesit e RTSH historikisht kanë qenë “zëdhënësa” të partive në pushtet përgjithesisht, kjo nuk perben lajm per lexuesit, por që numri një i ketij institucioni mediatik publik ish-drejtori z. Thoma Gëllçi të perfundonte në pranga për llogari të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak të pabarazisë në tendera është lajm i rëndë.
Sipas SPAK, z. Gëllci dhe tre punonjës të Komisionit të Vleresimit të Ofertave akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.
Prokuroria Speciale pretendon se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku te arrestuarit kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.
“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Th.G, me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M.
Z. Gëllçi rrezikon deri në pesë vite burg nëse shkeljet e kryera vërtetohen, ndërsa tre punonjësit e tjere rrezikojnë deri në tre vite burg.
Brenda 72 orëve ata duhet të paraqiten para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë të dhënë paraprakisht nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi ka qenë Kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit të Partisë Socialiste dhe me pas ka shërbyer si drejtues i Departamentit të Informacionit në kohen kur Kryeminister ishte Ilir Meta më tej ai largohet drejt SHBA. Rikthehet dhe emerohet Drejtor i Pergjithshem i RTSH në Maj te vitit 2016 dhe lirohet nga detyra më 21 Maj të 2021pasi i përfundon mandati.
Lëvizjet e fundit të SPAK-ut si kjo ndaj ish-Drejtorit të RTSH apo ndaj ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm tregojnë se ky ky Institucion me gjithe kritikat e shumta si rezultat i pritshmërisë së larte që kanë qytetaret ndaj luftës kundër korrupsionit po e ngre stekën e punës së tij, pasi bazuar në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2020, të hartuar nga Transparency International Shqiperia u rendit në vend të 104-të në mes 180 vendet që vëzhgoi raporti.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Humb jetën pushuesi në Qerret, sepse ambulanca erdhi me vonesë

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Humb jetën pushuesi në Qerret, sepse ambulanca erdhi me vonesë

July 11, 2025
Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

Zjarr në fshatin Malas Breg në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj (VIDEO)

July 11, 2025
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama u jep porositë kryebashkiakëve: Derën e BE e kemi hapur, duhet të provojmë se jemi “të veshur” mirë, të edukuar dhe të denjë për t’u ulur në atë tryezë

July 11, 2025
Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

Tensione në Theth/ Disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT

July 11, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In