MATEO FIERI PER TY SOT LOTON..
Kthehu Mateo,
Mateo ku po shkon,
O Engjull,
O shpirt,
Sot Fieri per Ty
Per Ty sot loton!
Po loton Toka,
Po loton qielli,
Po lotojne zogjte,
Po loton dielli,
Mos ik o Engjull,
Kthehu Mateo!!
Me zemer ne dore,
Po te lutet mami,
Shpirtin krahrorit nxorri Babi,
Oh dhimbe e trishtim,
Mos o Mateo,
Kthehu, therret vellai..
Shoket e shkolles,
Po presin te dera,
Mesuesja pyet,
- A erdhi Mateo,
A erdhi Mateo,
Mbi tryezen tende qajne lulet e mjera..
Zogjte neper peme,
Nuk gezojne si dite tjera,
-Jo s’ kendojme dot,
Ku eshte Mateo,
Ku iku Mateo,
Lypin ne gemusha,
Lypin ne ferra,
Syperlotur afrohen,
Presin te dera.
Ja, thote bilbili,
Ja biçikleta,
Ja çanta, ja librat,
Ja, fletoret,
Po i shpupurish era..
Ku eshte Mateo!?
Nje trishtil hutuar,
Oborrtit kerkon:
- Oh ja xhupi,
Ja shapkat,
Ja nje dinosaur,
Ja nje Pokémon,
Mateo, Mateo,
Vajtueshem ciceron!
I ri, kerthi,
Ku vete ne stuhi,
Oh jeten ta mori,
Nje kafshe,
Ta vodhi nje lubi,
Dheu, i ftohti nuk eshte per ty..
Ti doje lodra,
Ti doje gezime,
Ti doje Liri,
Kthehu Mateo,
Ferr u kthye,
mbeti nje shtepi,
Ferr pa Ty!
Mateo buzegazi,
Bjond,
Biri i diellit,
Simboli i trishtimit,
Ne syrin e Fierit,
Zogu i vdekur ne Krahror te Kombit,
Ti sot e mbas engjull
Prej nesh nuk ike,
U martirizove,
U ule pergjithmone,
Ne preher te Zotit!!
Mateo ti ike,
Fat i zi shkruar qe,
Ti çdo mengjes kthehesh,
Buzgez vjen te ne,
Ti vjen si vjen rrezja,
Ti vjen si vjen drita,
Mateo,
Mateo,
Mateo,
Ti trishtim ne zemra,
Ti engjull ne shpirtna…!!!
Ti klithme Epoke,
Epoke qe nuk din,
Qe parane ka vlere,
Antaginizmin,
Perbuzje, varferine,
Shperftyri njerine..
Ti je kushtrim:
-Hej, ruani jeten,
Ruani lirine,
Ruani femijte,
Vrisni egerisine,
Sheroni shoqerine,
Largoni djajte,
Afroni Perendine!!!