KUR NJË MJEK IKËN NË PARAJSË NA KA IKË NJË KRYELUFTËTAR
-elegji Doktor Nikollaq Koshovarit-
Kur në Parajsë niset një mjek,
Duhet ditur, na ka ikë një luftëtar,
Një luftëtar i dorës parë,
Dyzet vjet në betejë,
Përmbi vdekjet fitimtar…
Sot pikëllim ka ndier Fieri,
Myzeqja në zi po ndali,
Se u nis në jetën e amëshueme,
Fisnik djali,
Burri i shquar, doktor Nikollaq Koshovari..
Ai punoi me përkushtim,
Gjithë thesarin e zemrës tij,
Njërëzve ua fali pa kursim,
Qytetari i devotshëm, ishte e mbeti Njeri!!
Njeri i jashtëzakonshëm,
Kirurgu me duar të arta,
Në krye detyrës shenjueme mjeku,
Nuk e ndau dita- nata,
Te koka, pranë krevatit,
Në shërbim, shëronjës pacienti,
Me betim të Hipokratit!!
Fieri e deshi si mjek,
Si fisnik, si qytetar,
Fieri e zgjodhi krybashkiak,
Etalon i ndershmerisë,
Qe e mbeti Mriz i rrallë..
Unë i këndoj këtij burri,
Me frymëzim një himën shpirti,
Se gjithë jetën zemrën vuri,
Në shërbime të njeriut!!
Fati e solli të punoj pranë teje,
Jo në mjekësi por në art,
Ti për mua në zemër mbete,
Fisniku, ndërshmeria,
Buzëgazi,
Burrë urtori, fjalëmjaltë!!
Lavd e nder mjekve luftëtar,
Lavd e nder me dritë të diellit,
Doktor Nikolla Koshovari,
Mbetesh në jetë Myzeqari i dorës artë,
Krye qytetar,
simbol i Fierit!!