KRYEFJALA- NJË PIKË LOTI!!
- TËSHUMTËT-
Ku je nisë o shpirti im,
Në Gegni,
Në Kodër Cerrnicë,
Atje sot kanë zbritur yjet,
Ndizen prej diellit qirinjtë..
Aty në qytetin Dektar,
Të shumte,
E,
Të paktë bahen bashkë,
Me lot në sy, me dritë e mall,
Bajnë kuved, dektarë me të gjallë..!!!
Si mbi dhe, si nën dhe,
Gjak e fis mbetur me be,
Mbetur me gen, me shpirt,
Zoti u dhentë nder dhe dritë!!
Shpirti im, si zog mbi re,
Këput kendej po vjen atje,
Vjen kumbon,
Shungull, jehonë,
Kumonë bjeshke mbi Valbonë.
Vjen, takon, Mëmë e Atë,
Vëlla e motër,
Tanë një gjak,
Shtati plakë,
Zemra flakë,
Në Ditë Të Shumtëve, lidhem ne Prag..
Ah prag kulle,
Ku me ke mbete!?
Hej, medet,
Krejt një jetë,
Nda copute botës kem mbetë,
Do në trojë, do në gurbet,
Shpirti mal,
Heu, malli -det.!!!
Det dhimbje, det nderi,
Nis Tosknisë,
në Gegni ku jeni,
Në at kështjellë morti lavdie,
Bekue pre Perendie
Me ju jam,
Lotet gurre qielle,
Një qytetze rrethue me pyje..
Vi e ulem ne shesh mbi koder,
Kambëkryq,
Ma te bujten Sofer,
Si dikur kur fis e miq,
Si dikur rrethit oxhakut,
Tash simbole në rrëma gjakut..
Ky rrëm gjaku,
Kjo gurrë ame,
Më ndrit në diell, në sy hane,
Më fal dritën udhës jetës,
Më fal shpresën,
Kryfisit, Nikaj- Mertur
Mbretnise Mvetme,
Kreu i kreshtës..
Sa të kam gjak n’ zemër,
Sa të kem frymë,
sa të kam emën,
Ju ju kam emblemë n’ mbiemën,
Ju kam fjalë që m’ drejte udhen,
Me hap shtegun, ma zdritë këngën..
Fluturo o shpirti im,
Ndal në Cerrnicë,
unë nuk muj të vi,
M’i rrok fort ato brezni,
Që mbretnojnë nan ate Mriz,
Ne visnaje me lis’ e bli..
Në at qytetzë dektare në kodër,
Aty kam rranjë,
Amën kam,
Kam tane Botën,
Aty kam unë Nekropolin,
Aty kam bekim dhante Zotin..
Zot,
M’u jep paqe e dritë,
Zot më jep forcë natë e ditë,
T’i ndris shtegun ardhmenitë,
Hark triumfi maje me maje,
Permendor t’u ngrenë breznitë!!
Kush ka amë,
Kush ka dhe,
Duhet të kthej,
Të këthj ku ne kemi le,
Ku kem le,
ku kem thith erë dheu,
Aty te marrim force Anteu..
Atu nis Atdheu,
Zefill Kombi,
Aty frymë ne na fal zoti,
Brez mbas brezi,
Mot mbas moti,
Betoshë, Cerrnicë,
Gegni,
Oh Trojane – Kryefjala, një pikë loti!!