FIERI NJE KOMB I VOGEL…
Pasi kam shetitur boten,
Ne Fier kthej ne te ngrohten Voter,
Rrezja ag me ndrine te syte,
Pas Tropoje vatra e dyte,
Gjej ketu drite dhe diell,
Gjej ketu toke e qiell,
Gjej ketu shprese e jete,
Gjej ketu fushe dhe det,
Gjej nderim dhe dashuri,
Paqe te Arte nje grusht Liri,
Gjej nje ame si ne Tropoje,
Gjej nje Seman edhe nje Vjose,
Moter e Vella me nje Valbone,
Gjej barazi ne besime,
Gjej bujari, mikpritje,
Gjej miqesine, gjitonine,
Gjej urtesine dhe trimerine,
Gjej rreje jeten qysh ne fillesa
Gjej rrenje arberi ne kodra, keneta,
Gjej legjenda, gjeagjeza,
Gjej ngulmime te verteta,
Gjej gjithe soj njerzish rrotull,
Gjej nje Fier – nje KOMB te VOGEL!
Gjej kodra kurore Mbreti,
Djep, qytete antikiteti,
Gjej kryeqendren Apollonine,
Gjej nder zemra Perendine,
Gjej Gjergjin, mbretin te Parin,
Gjej Princ Teodor Muzaken,
Gjej heronj ne kohra kreshte,
Gjej plot luftare te thjeshte,
Gjej,Ilir, grekun, romakun,
Augustin me Jul Qezarin,
Gjej gjitheçka botes ka hije,
Histori me ngjyre Lavdie!