6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Fatos Mahmutaj: Ishte 2 gushti i vitit 1949…

by News Albania
05/08/2020
in Kronikë
0
35
VIEWS
Share on Facebook

Ishte 2 gushti i vitit 1949.
Sulmi mbi postën kufitare të Vidohovës në Devoll shënoi fillimin ne luftën shqiptaro-greke me ato që u quajtën ‘Provokacionet e gushtit’.

Një batalion grek kundër një grupi të vogël ushtarësh të përbërë nga Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani, Dane Zeneli, Nasi Remaçka nisën betejën për jetë a vdekje në postën e Vidohovës,e cila ra për disa orë në duart e grekëve pas sulmit të furishëm të tyre me artileri tokësore dhe ajrore.

Sulmonin me të gjitha llojet e armatimeve. Një numër i madh civilësh mbeten të vrarë. Ushtarët e postës të Vidohovës e kishin të qartë se edhe ky sulm nuk do të përfundonte pa gjak. Përleshja vazhdoi për 7 orë rresht. Vetëm pasditen e 2 gushtit grekët nuk gjendeshin më aty.

Kishin lënë pas 100 ushtarë të vrarë dhe 3 robër. Në Devoll do të vinte gjithë ushtria shqiptare, me divizionin e Korçës të përforcuar nga divizionet e Vlorës dhe Delvinës. Mobilizim i gjithanshëm
Pasi u zmbrapsën nga sulmi i parë mbi postën e Vidohovës grekët do të merrnin guximin të vinin sërish.

Më 4 gusht 1949 sulmuan në Devoll dhe Leskovik;
më 5 gusht 1949 bombarduan fshatin Menkulas të Devollit,
më 7 gusht 1949 sulmuan përsëri në Vidohovë;
më 12 gusht sulmuan Bilishtin;
më 13 gusht përsëri në Bilisht. Gjatë kësaj përleshjeje mbeti i vrarë komisari i batalionit Nasi Remaçka dhe korrieri i tij, Dane Zeneli.
Më 14 gusht sulmuan në drejtim të fshatrave Trestenik, Kapshticë, Cangonj dhe Bilisht.

Territori shqiptar nga kufiri deri në fshatin Cangonj ku më pas ndodhi një masakër nga mbetjet e municioneve luftarake u minua gjerësisht për të ndaluar me çdo mjet përparimin e ushtrisë greke drejt Korçës.

Ëndrra e vjetër për të ngritur flamurin në kryeqendrën e juglindjes do të shënonte fitoren e luftës nga pala greke. Heroizmi, mobilizimi I gjithanshëm dhe lufta për çdo pëllëmbë tokë nga ushtria shqiptare bëri të dështonin provokacionet e gushtit.

Dokumentet e asaj kohe tregojnë se gjatë këtyre përleshjeve në trojet shqiptare mbetën të vrarë mbi 300 ushtarë dhe oficerë grekë, 500 të plagosur dhe 270 të tjerë u kapën robër. Nga ana jonë pati 29 ushtarë dhe oficerë të vrarë, por edhe mjaft civilë. Megjithatë grekët do të sulmonin sërish më 18 shkurt postën e Sopikut, ku mbeti i vrarë Bendo Buzo, më 24 maj të vitit 1950 sulmuan në malin e Gramozit.

Gjatë këtyre luftimeve më 2 gusht 1949 mbetën të vrarë Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu dhe Hasan Ramadani. Në ditët në vijim do të vriteshin edhe 23 të tjerë. Ishin ata që nuk lejuan hyrjen e grekëve në qytetin e Korçës, prandaj posta kufitare e Vidohovës u nderua me titullin e lartë Hero i Popullit. Më përjashtim të një dokumentari televiziv të përgatitur në vitin 1975, ngjarja historike e Provokacioneve të gushtit ka mbetur përgjithësisht në harresë.

Asnjë popull nuk do ta largonte nga kujtesa e tij kaq lehtë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe ekzistencës së tij sa është injoruar në Devoll dhe Korçë lufta dhe Provokacionet e gushtit. Asnjë memorial nuk flet për këtë ngjarje madhore të 71 viteve më parë dhe sa më shumë kalon koha ajo fshihet nga çdo gjurmë sikur të mos kishte ndodhur kurrë.

Lavdi tere heronjeve qe luftuan ate muaj 71 vite me pare, per te mbrojtur trojet Shqiptare
Respekte perjete.
Huazuar..

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In