Elbasan-
INSPEKTORATI SHTETËROR I PUNËS
DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE “ZBARKON” TE KURUM
-Në Kompaninë turke Kurum International sha paraditen e kësaj të Marte ka filluar zyrtarisht verifikimi në lidhje me situatën e marrëdhënieve të punës në këtë subjekt. Në përbërje të grupit të punës té ngritur me urdhër të instancave më të larta të larta të shtetit shqiptar janë përfaqësues nga Inspektriati Shtetëror i Punës dhe
Shërbimeve Shoqërore mes të cilëve ,Fatbardha Llapa , Përgjegjëse e Sektorit të Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës ,Ilia Baxho ,Inspektor pranë Kryeinspektorit,Gentian Luri ,Inspektor në Sektorin e Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës,Irida Qosja,zv,Kryeinspektore,Drejtore e Inspektimit të Punës dhe Egliver Laloshi, Përgjegjës i Inspektimit Elbasan.Grupi i punës i ngritur nga Inspektoriati Shteteror i Punës do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e Kurum
Internatianal sha janë larguar nga puna. Pë rmes një deklarate zyrtare një ditë më parë Kompania turke bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe me mundësi rikthimi në rast të rihapjes së uzinave të Kurum International sha.
Ky është objekti i inspektimit sipas grupit të punës i cili pritet të dalë me konkluzione të qarta dhe do informojë opinionin publik me detaje rreth situatës së krijuar.