Ajo është tregues i punës që bën çdo individ apo institucion. Kryetari i SPAK z. Arben Kraja, e kaloi gjysmën e mandatit të tij. Ndaj dhe mban përgjegjësi për punën e institucionit që drejton Reforma në Drejtësi u shit si një drejtësi e re pa ndikim politik dhe i ndarë nga krimin. Të gjithë antarët e SPAK kaluan VITTING-un. Pra dolën të pastër, si nga ana pasurore, profesionale dhe morale. (megjithse duhet marrë me rezerva) Pra para publikut u tha se Këta janë ata që do bëjnë drejtësinë e re. Janë ata që do kapin kokat e politikës, krimit, dhe korrupsionit. Me pak fjalë. SPAK, do ishte ai institucion që do ishte në vëmëndjen e popullit. Shqiptarët shpresuan e besuan. Besuan deklaratat e europianve, amerikanve të cilët. Nuk lan vënd e hapsirë kohore pa trumpetust me të madhe se. Erdhi koha të ndëshkojen të pa ndëshkueshmit e deri djeshëm. Madje në këtë kuadër, pranuan të bëhen ligje, të përshtasin kushtetutën sipas mënyrës së tyre. Të bëjnë e ribëjnë institucione ( Por me të njëjtët njerëz) Dhe shqiptarët prap besuan. Besuan ata që e bënë dhe ju kundërvunë zërit të individ ve që ishin kundër kësaj katrahure. Kjo sepse shqiptarët besojn më shumë tek të huajt. Por koha kaloj. Deri më tani. Unë mbetem si ai njeriu në vetmi. Pasi jo vetëm që kërkova qysh më shtator të2012-ës reformën, por dhe se e kundërshtova me forcë kur ajo nisi të bëhet. Por kjo nuk ka shum rëndësi. E rëndësishme Tashmë është i rëndësishëm rezultati. D.A.SH ka bërë raport ku them son se. Qeveria shqiptare është nga qeveritë më të kirruptuara. Shqipëria është pika kyçe e drogës dhe kalimit të klandestinve. Shqipëria është vëndi Ku pastrohen paratë e drogës e të krimit, në ndërtim. Vetëm kjo deklaratë tregon shum për punën e SPAK. Le të marrim ndërtimin. Kullat lulëzijnë më qëndër të Tiranës. Pra kemi një fakt të pa tjetërsueshëm se Ato ndërtohen pranë zyrës së Erion Velis. U shëmb Teatri Kombëtar Po pranë zyrës dhe me urdhër të Erion Velis. Nxirret jasht funksionit Xhamija e Et’hem Beut si dhe minareja e saj. Kjo pasi “mbulohet nga një ndërtim gjigand. Sheshi Skëndërbej kthehet në kodër. Bllokohen rrugët. Prishet çdo identitet i Tiranës. Po me lejen dhe urdhërin e Erion Velis. Për të gjitha këto, SPAK hesht. Heshtja e SPAK ka dy arsye. Ose Ky organ është i kapur nga politika. Ose është i përfshir dhe vetë në këto sfera tej e korruptive. Por nëse e nisim nga Velija çfar ndodhet.? Kam bindjen se zbërthimi i Velisë, zbërthen të gjithë makinerinë e korrupsionit dhe krimit. Kjo për një arsye të thjeshtë. Ashtu siç thekson dhe DASH. Parat e korrupsionit pastrohen në ndërtim. Çka do të thotë se Kryetari i Bashkis Erion Velia është i lidhur me të gjithë politikanët e korrupruar, pa dallim krahu politik. Indicje i dha SPAK-ut dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombetar. Çka do të thotë. Nëse antarët e institucionit SPAK, “ nuk i kanë parë këto kulla” Nëse nuk e kanë lexuar as rapirtin e DASH. Po Vendimin e Gjykates Kushtetuse të botuar në faqen tyrtare, e kanë parë me siguri. Pasi SPAK vepron në bazë të ligjeve. Ai është i azhornuar në çdo moment me çdo ndryshim ligjor, e vendime të formës së prerë. Pra SPAK dhe Arben Kraja, mbajnë përgjegjësi për mos veprim, ndaj krimit ekinomik dhe pastrimit të parave. Unë po flas vetën ato pjesë që janë detyrim ligjor i SPAK. Nuk po flas për jetën personale të Erionit, për dasmën në Kalan e Gjitokastrës. Për tenderat e difiçitin e bashkisë. As për blerjet miljonëshe, apo donacionet që mbeten pa drejtim. Nuk flas as për lejet që ju jepen vetëm iligarkëve të partisë. Por thjesht për ato gjëra që duken e po e mbysin Tiranën. Ndaj SPAK-ut dhe Kryetarit të saj z. Arben Kraja i kërkohet nga çdo shqiptar, të veproj në mënyrë konkrete ndaj së pari Erion Velis. Ky do ish treguesi më i mirë për vetë institucionin. Nëse e fillon nga pushteti, E ke më të lehtë ta shtrish veprimtarinë në të gjithë sferën e politikës. Koha është për të vënë në funksion Shtetin-Ligjor. Nëse vazhdon e kapjen e “cironkave” apo qytetarët e thjeshtë. Betë SPAK do vërtetojë rvijimësinë e rrugës 30 vjeçare se. Jo të gjithë janë të barabartë para ligjit. Dhe se pandëshkueshmëria për kokat e politikës dhe të krimit, nuk do ndëshkohen. Pasuria e tyre, vetëm do pastrohey me betonet e kullave dhe nuk do konfiskihen. Dhe se shpresa e shqiptarve për drejtësi, do mbetet e tillë dhe e pa realizuar. Ky nuk do jeyë dështim i SPAK por dështim i vetë reformës. E cila, do jetë një tmerr për shqiptarët. Askush nuk do të besojë se kjo reformë, ishte një eksperiment i ndërkombëtarve. Asnjë shqiotar nuk beson se, u përdorën si kavje eksperimentale. Dhe asnjë shpiptarë pas kaq vjetësh. Nuk do të besojë se. Në shqipëri ligji vepron për të dobëtit, dhe pashallarët e poltikës Apo se dhe mafian shtet, nuk mundet ta shënb as kjo reformë e trumpetuar si, rikthimin e drejtësisë së munguar. Sot filloi dhe BKH-ja. E pëshëndeti dhe zv/ambasadori amerikan. Duke ripohuar së:- koha e pandëshkeshmërisë mbaroi. Por kur ? Apo rishtas do thuhet se duhet koh. Apo do kapim prap cironka ku, do shiten si punë e mirë dhe se gjërat bëhen avash avash. Në vazhdohet kështu. Nuk mundet të rikthehet besimi në popull. Një drejtësi që nuk jep drejtësi, nuk mundet të jetë kurrë drejtësi. E aq më shumë të pretendohet se. Të gjithë janë të barabartë përball ligjit. Të shohim se çdo sjell kjo vapë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)