Konfidenca e Konsumatorëve, ne Shqiperi dhe Eurozone.
Sa konfidentë janë shqiptarët për të shpenzuar apo kursyer? Konfidenca e konsumit në vendin tonë është e dhëna e sondazhit që kap: “ndjesinë e konsumatorit Shqiptar për gjëndjen financiare, të tashme apo të ardhme, për fuqi blerese apo kursime”. Kjo e dhënë shprehet në vlerat -100(më e ulëta), 0(neutral) deri te +100(më e larta). Aktualisht konfidenca e konsumatorëve Shqiptarë është -37.81 pikë Mars). Që prej 2003 e deri më 2022, shifra më e lartë ka qënë në vitin 2011 me -6.20 pikë ndërsa më e ulëta në vitin 2020 me -40.77 pikë. Për sa i përket Eurozonës, kjo e dhënë quhet ESI ( Economic Sentiment Indicator ) dhe aktualisht është në nivelin e -16.90(Mars). Niveli më i lartë, që prej 1985, ka qënë në Maj te vitit 2000 me -1.40 ndërsa niveli më i ulët në vitin 2009 me -23.60. ( Burimi: Trading Economics)
Disa prej faktorëve që ndikojnë në konfidencën e konsumatorëve, janë cmimet e pronave të paluajtshme, niveli i papunësisë dhe inflacioni. Nëse cmimi i pronave të paluajtshme bie shumë atëherë kjo kompromenton akumulimin e vlerës dhe rrëzon nivelin e konfidencës. Niveli i lartë i papunësisë lëkund besimin te ekonomia dhe bën që niveli i konfidencës të bjerë. Gjithashtu inflacioni i larte dëmton aftësinë blerëse të konsumatoreve dhe konfidencën e tyre. (Investopedia); Në fillim dhe përgjatë pandemisë niveli i konfidencës së konsumatorëve pësoi goditje të madhe por sapo pandemia u zbut atëherë edhe niveli i konfidencës u rrit. Një faktor tjetër pse konfidenca e konsumatorëve ka rëne muajt e fundit është edhe lufta në Ukrainë dhe inflacioni që ajo ka shkaktuar.
E dhëna për Konfidencën e Konsumatorit është një e dhënë e rëndësishme për shëndetin e ekonomisë. Kur personat ndihen konfident per stabilitetin e të ardhurave të tyre atëherë kjo ndikon në shpenzimet dhe kursimet e tyre. Nëse konsumatorët ndihen konfident në aftësitë financiare te tyre atëherë ata do të shpenzojë më shumë sesa do të kursejnë dhe kjo ndikon në ritjen e përgjithme ekonomike.
*Konfidencë = vetëbesim për aftësitë personale.