Tradita dhe folklori, pasuria që ua kemi borxh brezave!
Me qëllimin e promovimit dhe mbajtjes gjallë të tyre, Festivali Folklorik Kombëtar mbylli siparin e netëve emocionuese. Qarku i Fierit la gjurmët e tij me vlerë në natën përfaqësuse duke prezantuar denjësisht një copëz të Myzeqesë në Kalanë e Gjirokastrës.
Puna shumëditore e artistëve që solli një kolazh prezantimesh fine e unike, u duartrokit me meritë prej shikuesve. Brohoritjeve të tyre iu bashkohem dhe unë me këtë Falenderim plot krenari për gjithë prezantimin e realizuar!
Me ngjyrat që i sollët skenës nën hijeshinë e veshjeve të zonës, tekstet e këngëve emocionuese dhe vallet epike; vlerat kuptimplota Myzeqare shenjuan si ju ka hije themelet shekullore të “Argjirosë” dhe zemrat e cdo shikuesi.
Përherë të vlerësuar, SHEKULLOFSHI!
Ky festival ishte një sukses i madh dhe kjo në sajë të meritës , përkushtimit, talentit dhe përpjekjeve tuaja të paepura në gjithë këto muaj pregatitjesh serioze.
Ju jeni ata që bëtë me të vërtetë të mundur këtë ngjarje të mrekullueshme të kulturës, artit dhe shfaqjeve të ndryshme. Me pjesëmarrjen tuaj, sollët freski, energji dhe magji në festivalin e sivjetëm, duke e bërë këtë një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë ne të pranishmit.
Jam e mendimit se jemi befasuar së bashku me emocione të mëdha, frymëzim të jashtëzakonshëm dhe gëzim të pashuar. Përvojat e festivaleve janë të vlefshme vetëm kur pjesëmarrësit janë të mrekullueshëm dhe ju keni demonstruar se ishit pikërisht kështu.
Dëshiroj të dëshmoj se ju arritët të jepnit një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë festival, duke na dhënë mundësinë të ndajmë dhe t’i japim hapsirë kulturës dhe artit tonë kombëtar në shumë dimensione.
Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar, për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe për energjitë pozitive që keni sjellë në festivalin e folkut tonë kombëtar. Ju tashmë jeni pjesë e historisë sonë dhe uroj që kujtimet e këtij festivali të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
Shpresoj që do të vazhdoni të shpalosni talentin tuaj dhe të bashkoheni me ne edhe në festivalet e ardhshme. Ju falënderoj që na dhatë mundësinë për të shijuar këtë përvojë të mrekullueshme dhe jam e palëkundur në mendimin se na dhuruat një festival të paharrueshëm!
Me respekt, Evis Sema! (Gjirokastër 28 qershor 2023)