Sinqerisht jam e shokuar nga heshtja e autoriteteve te cilet perbetohen ne fushata elektorale per qytetaret dhe kur eshte rasti me unik si ai i suprimimit te Gjykates ne Tropoje nuk ndihen qofshin keta opozitare apo mazhorance…!
Qytetaret e Tropojes duhet te kuptojne njehere e mire qe ky eshte nje problem zinxhir me efekt domino qe suprimon jo vetem 100 vende pune njeheresh por rendon pabesueshmerisht nevojat jetike te qytetareve. Pernjehere me Gjykaten largohen nga Tropoja sherbimet e organit te akuzes e per rrjedhoje edhe Burgu i Tropojes ku ka rreth 50 te punesuar.
Nese ky variant vihet ne jete atehere nje banor i Nikaj Merturit duhet te harxhoje te pakten 4 dite per nje sherbim gjygjesor. Tropoja ze vendin e dyte ne Atdhe per nga siperfaqja me 1059 km². Ajo kufizohet me dy shtete dhe rreziku i shtimit te kriminalitetit eshte evident. Ne nje dite normale vere duhet rreth 3 ore nga Bajram Curri ne Kukes duke kaluar domosdoshmerisht 2 trare doganore kufiri ne vajtje e po aq ne ardhje.
Nje shprehje e urte thote se as nena nuk ushqen femijen po nuk qajti…! Ndaj duhet ne kohe nje reagim-proteste jo vetem nga qytetaret por se pari nga te zgjedhur e te emeruar qe paguhen me taksat tona.
Eshte per tu pershendetur Kryebashkiaku i Tropojes z.Rexh Byberi i cili sot mbledh gjithe kryepleqesine per te firmosur nje peticion per rikonsiderimin e ketij vendimi absurd. Po kjo nuk mjafton. Detyrimisht duhet te depozitohet kerkese komisionit ligjeve dhe kryetares parlamentit. Do te apeloja dhe Prefektin e Kryetarin e Qarkut si dhe deputetet e gjithe kraheve te mbeshtesin kete peticion te zhveshur nga ç’do lloj kolori e emocioni politik. Ky eshte thjeshte nje reagim logjik i lidhur drejtperdrejte me interesin publik te qytetareve te Tropojes. Sot dhe vetem sot eshte limiti kohor…neser eshte vone. Ndaj te reagojme paqesisht e me argumente te bindur se do konsiderohemi.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)