My exclamation:
Me tremb turravrapi yt i befte
qe kapercen hapesirat pertej hijeve te se djeshmes
si nje gjeth‘ te brishte e ndjej trupin
nen dihatjen tende derdhur si nje perqafim mbi mua.
Muzgu me pengon te endem
ne te pazakonten mrekulli te syve te tu,
Dhe mendimet e mija
nuk di t’i dalloj ne jane endrra apo dallendyshe
qe perplasen ne dritaret e kujteses time
te pakohe shenuar… fundekrejt…
Kam frike kur dhe ti e merr udhen pergjysem…
…ne do te fluturosh, hidhu e syte mos i mbyll,
ne mrekulline e qiejve qepallat te pengojne
te shohesh vallezimin e henes me nje yll…
Liria jote, s’eshte e jotja skllav ,
por rob i frikes tende per te çelur shpirtin,
e mungeses se besimit se nuk je ne bote
e vetmja qenie e ndritshme ne te erretin muzg…
Nuk dua te te kem prane nese s’eshte deshira jote.
Kush dashuron s’behet dot zinxhir…
Une kam kerkuar prej teje leshimin tend te plote,
qe une ne zgjedhje te te le te lire…
…e perseri te mos duash te shkosh
si nje zog qe mbi pellembe me leviz…
Mbi doren tende kam dashur po ashtu te rri
dorezuar plotesisht…
(Te te pyes ty pse dy njerez duhen,
pse lidhen e bashke ecin neper bote?
Une jam ne mendje krejt e lire o pengu im,
por s’e dua dashurine nese s’eshte e plote…
Ti mendon se te kam dashur pse je rebel.
Ke te drejte… ndoshta dhe une ashtu kam menduar.
Ne shpirt s’e ke ndjere sa thelle te kam hyre?
E une pertej rebeles kam pare dhe dashuruar!)
E ti ke nje tjeter koncept te dashurise…
Sipas teje duhet te jem nje pupac ne leter,
qe ty te adhuron permes qetesise
dhe mbyll syte sa here ti rend tek nje tjeter!?
Sa ulet e ul keshtu dashurine,
u dashka te bredhim shtreterve te huaj,
te takohemi me raste e ashtu ende te dersire,
te hidhemi ne bote e prape te luajme…(!!!)
Eshte kjo liria qe ti do?
Pse s’e dua kete jam trup pranguar?
Kjo eshte udhe qe te shpie ne nje vend
te terrte, te ferrte e te shkretuar…