Ja Ku jam..
Jam këtu për të jetuar
Ju pëlqen, a s’ju pëlqen
Ju që flisni pa u druar
Ju që vetja ju gënjen!
E pash jetën në shumë faqe
Faqe libri?Jo mor jo…
I pash jetës luftë dhe paqe
Edhe vdekjen domosdo!
U rrëzova prap u ngrita
Plagë në shpirt e zemër kam
Po sa herë që zbardhet dita
Buzëqesh… Them: Ja Ku jam.
Jam këtu për të jetuar
T’a shoh jetën në fytyrë
Kur është dimër i tërbuar
Unè i jap t’pranverës ngjyrë …
E kur nata pas një muzgu
Heziton të bëhet ditë
Gjej vullnetin e një murgu
Edhe flas me perënditë!
Ju qè flisni pa u druar
E më mirë se unë më njihni
Në k’të botë për të kuptuar
Nuk mjafton vetëm të shihni…
Unë jetoj siç di dhe dua
Èshtë e thjeshtë bëje dhe ti
Ti nuk ke çfarë ndan me mua
Nuk do rrojmè në përjetësi!…
Dhe një fjalë të mirë ta thuash
Nuk kushton por ka rëndësi!