Per ty, Enver që nuk me munde dot!!
Urdheri per internimin e nenes, mamit , dhe tezes time kishte dale…
Ishte çeshtje ditesh, por keto gra po benin rezistence duke shkuar zyre me zyre, jo per te fituar dicka, sepse ishte e kote..por per te ditur te pakten, ku j a kishin hedhur trupin gjyshit tim.. helmuar disa muaj me pare…
(Do t a merrnim vesh ku e kishin hedhur ,ne nje varr te perbashket me te tjere,vetem mbas shume e shume vitesh, fale nje varrmihesi te Sharres qe e mbante mend…)
Une isha fare e vogel, shkoja ne kopesht…
Shkoja dhe vija nga kopshti vetem, duke me ndjekur gjithmone nje makine nga mbrapa.. Oh, e kam te ngulitur perjetesisht ne kujtese ate makine si nje shtrige e pabese me ngjyre kaki.. Sigurimi i Shtetit!
Kthehesha vetem, mbasi mamin dhe nenen nuk i linin te dilnin nga Dega, nga njera zyre ne tjetren, pa firmosur qe gjyshi im ishte armik dhe kishte dashur te vriste Enver Hoxhen.. Madje, edhe nena ime invalide, u akuzua per kete…
Nejse,presionet po beheshin teper te forta , por keto gra s po dorezoheshin!
Derisa nje dite…
Me pane te kthehesha e mbytur ne gjak ne gjithe fytyren!
E mbaj mend shume mire.. çuditerisht,nuk qaja!
Eca gjithe rrugen e kthimit nga kopshti,me gjakun neper fytyre dhe me nje qetesi te çuditshme, ndoshta ajo instiktive qe kap edhe nje femije, kur ndjen rrezikun ekstrem per jeten!
Do te duheshin 5 qepje afer syrit tim te djathte, qe fatmiresisht me shpetoi nga verbimi!
I kam edhe sot keto shenja, sigurisht!
Me kishin qelluan me guzhiniete a me dicka prej hekuri.. me nje force te madhe , per te prekur mundesisht koken, kudo qofte.. Me kapi te syri i djathte..
Nje nga ata burrat qe me ndiqnin me makine , kur kthehesha nga kopshti, vetem pak minuta mbasi kisha marre rrugen vetem per ne shtepi…
E pashe vetem disa sekonda, sepse makina u nis me shpejtesi … Por e pashe ne sy, ishte nje burre i shkurter, i dobet dhe me shume pak floke..Kaq mbaj mend!
Sepse duhej kaluar ne presion fizik tashme, qe keto 3 gra te mbyllnin gojen e te shporreshin ne internim!
Funksionoi! Sigurisht qe funksionoi!
Sepse tek femija nuk durohet dhe ato gra qe ishin mbi gjithcka nena, e kuptuan mesazhin!
Mbas pak ditesh, ishim ne nje kamion drejt fshatit te internimit,shoqeruar me police, une mami, nena dhe tezja!
Ky syri im i djathte eshte nje nga heroizmat e komunizmit!
Une nuk e harroj, s kam sesi..
E shoh cdo dite te jetes time ne pasqyre!
Por ti s me munde dot, Enver!!